• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SULMI MUND TË KISHTE PASOJA…”/ Hajdari: Nuk shoh seriozitet nga maxhoranca për të dënuar dhunën
Home
Politikë

“SULMI MUND TË KISHTE PASOJA…”/ Hajdari: Nuk shoh seriozitet nga maxhoranca për të dënuar dhunën

7 December, 2022 s.autor Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka dënuar sulmin ndaj kryetademorkatit Sali Berisha, i cili dje u godit me grusht nga një i ri gjatë protestës së opozitës.

Në një lidhje përmes skype për Neës24 demokratja Hajdari tha se gjithçka ishte një akt i turpshëm dhe barbar. Mes të tjerash ajo tha se kjo ngjarje edhe mund të precipitonte më shumë.

Si e komentoni sulmin e djeshëm?
Ajo që ndodh dje ishte akt i turpshëm dhe barbar. Në aspektin njerëzor mund të kishte pasur pasoja më të mëdha. Në aspektin politik kisha menduar se pas kaq shumë kohësh s’do kishte dhunë më ndaj politikanëve, aq më tepër ndaj një lideri të opozitës. Duke mos e dënuar këtë me forcën e saj, krijohet rrezik i madh. Nuk shoh seriozisht nga maxhoranca për të dënuar këtë akt barbar. Dhuna nuk është instrumenti, argumenti duhet të jetë e vetmja armë e fortë politike. Rama përdor prej vitesh në parlament gjuhën e dhunës, në interes të tij për të goditur dhe deri diku për të shkatërruar trazira në një protestë që ishte e paqët.

Ju jeni e bija e një demokrati, Azem Hajdari që humbi jetën në një ngjarje të tillë?
Dhuna në të gjitha format është e papranueshme. Mua më djeg më shumë se sa të tjerët, pasi e di shumë mirë se si mund të jetë pasojat më shumë se kaq. Vërtetë duhet të jemi të kujdesshëm dhe vigjilentë, duke nisur nga kryeministri apo nga kryetarja e Kuvendit. Duhet të jemi etik dhe nuk duhet të inkurajojmë dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj se kjo ishte rastësi. Mendoj se mënyra se si agresori iu drejtua Berishës në turmë, me atë forcë, ishte e inskenuar. Nuk ishte diçka që e ka bërë nga vetja e tij. Ishte një moment që mua mu duk se ai ishte aty vetëm për atë synim. Isha pranë ngjarjes. I vetmi njeri që kishte interes për këtë ngjarje, ishte maxhoranca dhe Edi Rama. Samiti ishte një event i jashtëzakonshëm jo për Ramën, por për shqiptarët. Ka pasur shumë teori konspirative për këtë proteste nga pala tjetër. Ne se cënuam perimetrin e sigurisë, kjo tregon qartë qëllimin e protestës.

Ju gjendeshit pranë zotit Berisha, si e patë ngjarjen?

Kam qenë aty dhe i jam afruar pranë sapo ishte qëlluar. ishte një situatë rrëqethëse, që mund të kishte pasur tensione më të mëdha. Ishte vetë Berisha që e qetësoi turmën. Ishte guximi i tij, qetësia e tij, fakti që eci përpara drejt foltores, në podium ku doli për t’i komunikuar protestuese se ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Nga ajo goditje e fortë mund të kishte tronditje fizike, por i mblodhi të gjitha forcat. Por mendoj se opozita mori kurajo totale nga ai, pasi ishte moment i vështirë për të gjithë. Të mendosh që këtë ngjarje e ka inskenuar Berisha, që të qëllojë veten e tij, është absurde. Në momentin kur u bë goditja isha në protestë kur doli ajo letër, vërtetim mjekësor, që agresori kishte të meta mendore. Mu duk totalisht një gjë e stisur. Që nga letra e ngjarjet më pas, nuk e kanë trajtuar këtë ngjarje me seriozitetin e duhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERR NË MES TË TIRANËS/ 62-vjeçari i “ngjitet” pas të resë, e përndjek deri sa...
Previous article HABIT Monika Lubonja: Më thotë mami pse vjen vonë se të shohin komshinjtë

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT