• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NGRE DYSHIMET PËR BADIGARDËT E BERISHËS/ Topi: Precedent i rrezikshëm për…
Home
Politikë

NGRE DYSHIMET PËR BADIGARDËT E BERISHËS/ Topi: Precedent i rrezikshëm për…

6 December, 2022 F.autor Politikë

Ish-presidenti Bamir Topi tha se goditja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës nga Gert Shehu, la një shije të keqe në opinionin publik.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Topi tha se një ngjarje e tillë përbën një precedent të rrezikshëm përsa i përket qasjes së shoqërisë ndaj liderëve politik.

Për ish-presidentin, një ngjarje e tillë duhet hetuar thellësisht nga organet përkatëse. Një kritikë, Topi e kishte edhe për truprojat e ish-kryeministrit.

Sipas tij, në raste protestash, truprojat e liderëve politik duhet të jenë vigjilent në çdo moment për të evituar raste të tilla.

Topi: Unë them që është e rëndë dhe e shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht mbeti aty. Në një situatë të tillë, edhe një i ri fizikisht, i fortë, mund të kalonte shumë keq. La një shije shumë të hidhur, të keqe. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë, pavarësisht asaj që po thuhet ndaj personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në shoqëri janë çoroditur.

Pyetje: E dënoni këtë akt dhune?

Topi: Natyrisht. Në rastin specifik, akoma më shumë. Bëhet fjalë për një ish-president, ish-kryeministër, një njeri që përtej karrierës ka dhe vite mbi supe. Dhuna është e dënueshme, por jemi mësuar të themi t’ia lëmë organeve për ta hetuar. Duhet një hetim i hollësishëm për këtë situatë. Me të vërtetë politika ka pasur situata të vështira, duket një precedent i rrezikshëm. Kemi kaluar vitet 97’ dhe 98’. Ka ndodhur dhe akte si vrasja e kryetarit të lëvizjes 90’.

Njerëzit që e rrethonin Berishën, truprojat ishin gati të pavëmendshëm. Nuk do përshkruaj cilësitë e njerëzve që rrethojnë një lider dhe mbrojnë një lider politik. Ata që mbrojnë liderin, duhet të jenë shumë profesionistë. Një akt i rëndë dhune dhe i shëmtuar njëkohësisht. Fatmirësisht pa pasoja. Natyrisht çdo njeri ka fizikun e tij. Fatmirësisht që iku pa pasoja. Njeriu është një qenie biologjike. Kur kemi parë dhe boksierë të trajnuar që rrëzohen në ring.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BËRA ATË QË..."/ Çfarë tha 31-vjeçari Gert Shehu pasi goditi Sali Berishën
Previous article DETAJET/ Ishte krah Berishës në momentin e sulmit, Nesho: Ai reagoi me...

F.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT