Kanë kaluar muaj të tërë qëkurse Xhensila Myrtezaj dhe Besart Kallaku lidhën kurorë në një dasmë gjigante.
Por deri më tani, këngëtarja është treguar e kujdeshme për të mos e treguar unazën e martesës, e madje edhe në disa postime e ka mbuluar atë me emoji.
Çështje besëtytnie apo modestie, kjo nuk dihet, por së fundmi, Xhensila duket se padashje ka zbuluar unazën që partneri i ka dhuruar ditën e dasmës.
Në një video ku ajo shihet duke i dhënë makinës, dalllohet unaza në formë rrethi martese me një gur të çmuar, që me shumë gjasa është një diamant.



