• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SAMITI I BE NË TIRANË/ Balluku: Ditë historike për Shqipërinë
Home
Politikë

SAMITI I BE NË TIRANË/ Balluku: Ditë historike për Shqipërinë

5 December, 2022 s.autor Politikë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku duke folur në Kuvendin e Shqipërisë, e cilësoi 6 dhjetorin si një ditë historike për Shqipërinë, pasi në Tiranë BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme.

Ajo tha se ky është një vlerësim i madh që BE i bën Shqipërisë, pasi vendi ynë mbetet një faktor për stabilitetin në rajon.

Balluku theksoi gjithashtu se Shqipëria ka përfituar fondacione dhe investime nga BE për një sërë projektesh, ku përmendi hekurudhat si dhe panelin lundrues në Vaun e Dejës që do të jetë risi për prodhimin e energjisë.

“Ditën e nesërme, 6 dhjetori përfaqëson një ditë historike për Shqipërinë, pasi BE do të zhvillojë një nga samitet më të rëndësishme në Shqipëri. Është një moment historik, një ditë kur Shqipëria do të tregojë dhe njëherë rolin konstruktiv në Ballkanin perëndimor. Ky është një vlerësim për përpjekjet e qeverisë tonë për përmbushjen e standardeve Europiane. Përtej ndjenjës së krenarisë, do duhej të vlerësonim marrëdhëniet shumë të mira që kemi kultivuar me BE. Falë kësaj marrëdhënieje por dhe rritjes së kapaciteteve tona, kemi prodhuar projektet që financohen nga BE, nëpërmjet kuadrit të investimeve ku Shqipëria ka përfituar investime të rëndësishme, infrastrukturë, energji arsim. Ndërtimi i By-pass të Fierit dhe Vlorës, Tiranës, vitin tjetër do të fillojmë ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës. Një projekt që do të pasohet me një sërë projektesh të tjera, duke vazhduar me hekurudhën Vorë- hani i Hotit dhe hekurudhat që i përkasin korridorit të tetë. Por duhet patur parasysh që jo vetëm hekurudhat, ndërtimi i paneleve lundrues në Vaun e Dejës që do të ndihmojë në diversifikimin e burimit energjetik që krijon një mundësi të re për parqet e integruara që vjen përmes kaskadës, do të kemi dhe këtë projekt pioner që do të menaxhohet nga KESH. Kemi përfituar asistencë teknike nga BE në disa projekte të tjera”, deklaroi Balluku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HODHËN NË ERË NJË RESTORANT, SE NUK.."/ Flutura Açka letër Von der Leyen-it: Rama po përdor ardhjen tuaj për të…
Previous article "PO NDALONI ELEKTORATIN NË..."/ Spaho kërkon ndryshimin e rregullores: Sa shqetësime të qytetarëve mund të adresoj në 2 minuta?

s.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT