• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËRGJEGJËSI E RËNDË PENALE”/ Tedi Blushi për shembjen e paligjshme të Prestige Resort: Atentat ndaj lirisë së fjalës…
Home
Politikë

“PËRGJEGJËSI E RËNDË PENALE”/ Tedi Blushi për shembjen e paligjshme të Prestige Resort: Atentat ndaj lirisë së fjalës…

4 December, 2022 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me shembjen e paligjshme që IKMT pritet t’i bëjë Prestige Resort.

Përmes një postimi në facebook Blushi shkruan se hedhja në erë e Prestige Resort është një sulm i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Rama ndaj fjalës së lirë, pronës, turizmit dhe biznesit shqiptar.

Blushi nënvizon se tragji-komik është fakti se dhënësi i lejes është i njëjtë me atë që ka urdhëruar prishjen e godinës dhe ai është vetë kryeministri Rama.

Ai shton gjithashtu se ky akt i rëndë nuk do të amnistohet kurrë dhe se përgjegjësit do të vuajnë pasojat penale.

POSTIMI I PLOTË

Për pak orë pritet që nga Grupi i Strukturuar Kriminal të realizohet akti terrorist shtetëror i hedhjes në erë me tritol i “Prestige Resort” në Golem, që funksionon sipas të gjithë ligjeve në fuqi të Republikës së Shqipërisë dhe për më tepër që është ndërtuar me miratimin nga vetë shembësi i saj Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të KRT!

Ky atentat ndaj pronës private si koncept, ndaj turizmit shqiptar dhe mbi të gjitha ndaj medias së lirë ka një autor të vetëm: Edi Rama!

Është edhe tragjik edhe komik fakti që dhënësi i lejes së objektit të jetë njëkohësisht edhe shkatërruesi i saj!

Kjo përbën një përgjegjësi të rëndë penale e cila do të hetohet nga shteti real ligjor!

Nga pikëpamja ligjore rasti në fjalë është i paprecendent madje edhe gjatë kohës së diktaturës.

Janë zhbërë instituti i njoftimit të aktit administrativ (vendimi i shembjes) dhe i ankimit (kërkesa për pezullim në gjykatë) si instrumenta ligjore pa të cilat nuk mund të ketë çështje apo proces ligjor!

Është zhbërë siguria juridike e pronës private si themel i një shoqërie demokratike dhe tregut të lirë!

Është goditur rëndë pavarësia dhe liria e medias!

Shkallmimi i shtetit ligjor qëndron edhe në faktin se IKMT ka vendosur shembjen e objektit disa orë përpara se gjykata të shqyrtojë ligjshmërinë e veprimit të saj duke qenë e njoftuar zyrtarisht për datën dhe orën e gjykimit dhe e ftuar që të marrë pjesë në gjykim!

Kur fadromat e Edi Ramës dhe IKMT godet përpara se gjykata të shprehet për të njëjtën çështje shteti ligjor nuk ekziston më!

Ky akt terrorist nuk do të amnistohet kurrë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUFIZIMET NË 17 AKSE NISIN QË TË HËNËN/ Ja rrugët që bllokohen për samitin në Tiranë
Previous article FILLON SË SHPEJTI/ Zbulohet banorja më e re e 'Big Brother VIP'

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT