• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SULMI NË “PRESTIGE RESORT”/ IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar dhe ditë pushimi, aksioni i paligjshëm vijon edhe natën
Home
Breaking News

SULMI NË “PRESTIGE RESORT”/ IKMT e forcat xheniere nuk njohin orar zyrtar dhe ditë pushimi, aksioni i paligjshëm vijon edhe natën

4 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Qeveria vijon aksionin e paligjshëm për të finalizuar aktin e fundit të dramës në “Prestige Resort”, ku prej 4 ditësh po punohet për shembjen e tij. Punonjësit e IKMT-së dhe forcat e repartit ushtarak të xhenios po përgatisin lëndën eksplozive për të hedhur në erë objektin, ndërsa fadroma ka punuar për të shembur dhe dëmtuar kolonat.

Po kështu puna ka vijuar dhe gjatë natës, pa marrë parasysh asgjë, megjithëse e shtuna dhe diela janë pushim zyrtar, ndërsa janë hapur vrimat për vendosjen e eksplozivit që pritet të rrafshojë Prestige Resort. Gazetari Osman Stafa raportoi nga resorti se puna ka vijuar, pasi punonjësit janë urdhëruar që të vazhdojnë pa ndërprerje, për të ‘finalizuar’ shkatërrimin e këtij resorti.

Me gjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit se përdorimi i eksplozivit mund të shkaktojë dëme dhe në zonën dhe objektet përreth, drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka kërkuar që sa më shpejt të kryhet puna, duke mos pritur as vendimin e gjykatës për një vendim ligjor. Një aksion i nisur paligjshmërisht që pritet të përfundojë po paligjshmërisht për të shkatërruar një resort me leje nga vetë kryeministri Edi Rama dhe institucionet e këtij vendi me një ndikim vetëm pozitiv në turizmin dhe ekonominë e vendit.
Përveç kësaj, nxitimi për të kryer një akt të paligjshëm ka bërë që të mos ketë asnjë masë sigurie as për vetë punonjësit që po përgatisin lëndën eksplozive që vendosen në rrezik për jetën, duke punuar në ambient të jashtëm, me praninë e dhjetërave njerëzve dhe nën ndikimin e faktorëve natyrorë e fizikë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET RUSE/ Parashikimi i Inteligjencës Amerikane: Luftimet në Ukrainë do të ngadalësohen përgjatë dimrit
Previous article RIKTHEHET NË SKENË PAS ARRESTIMIT TË BUJSHËM/ Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT