Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme nëTiranë, ku protagonistë janë tre të rinj.
Policia ka njoftuar se një 25-vjeçar dhe një 29-vjeçarë kanë rrëmbyer me forcë një 38-vjeçar, duke e futur në makinë. Ata e kanë dhunuar duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme, ndërsa pas kësaj e kanë lënë të lirë.
Policia ka arritur të arrestojë 25-vjeçarin, ndërsa për të renë ka nisur procedim në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. D., 29 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë marrë në makinë, pa dëshirën e tij, shtetasin A. S., 38 vjeç, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij”, thuhet në njoftim.