• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT/ Shpërndanin drogë në Berat, arrestohen dy persona. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRAT/ Shpërndanin drogë në Berat, arrestohen dy persona. Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine

3 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestohen në Berat 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, në doza.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine, 2 automjete, aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një hetimi disamujor, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në qytetin e Beratit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Ypsilon”, për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Sokol Gjeci, 42 vjeç dhe Kledjan Demaj, 22 vjeç, të dy banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 85 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 5 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi Sokol Gjeci bashkëpunonte me shtetasin Kledjan Demaj, për shpërndarjen e dozave të kokainës dhe të kanabisit, në zona të ndryshme të Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO TË MBYS"/ Shënimet e fundit të Sokol Halilit para se të vriste veten, tregon bisedën me ish-gruan: E qëllova në gjoks...
Previous article E DINIT? Ja pse është e shëndetshme të flini në errësirë ​​të plotë?

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT