• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË VRAVE”/ Fjalët e fundit të Valdetes. Bashkëshorti e qëlloi pas shpine, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. Sot…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË VRAVE”/ Fjalët e fundit të Valdetes. Bashkëshorti e qëlloi pas shpine, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. Sot…

1 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për vrasjen e bashkëshortes së tij Valdete Mamaj në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021 ndërsa burri është përpjekur të fshehë krimin duke e bërë të dukej si një vetëvrasje.

Ndaj 56 vjeçarit rëndon akuza e “vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare” vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.

Dëshmia e Petrit Mamaj e siguruar nga Ora News është një tjetër provë e plagës së madhe të shoqërisë shqiptare, ku gruaja konsiderohet si një pronë, e cila duhet t’i nënshtrohet burrit, ti bindet dhe të plotësojë dëshirat e tij, edhe ato seksuale, edhe në ato raste kur refuzon.  Dhe ky është një fenomen tepër shqetësues që duhet të ngrejë alarmin në të gjithë shoqërinë.

Martesa 

Çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit. Ata flinin të ndarë në dhoma të ndryshme.

”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër….” ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë. 

Sipas hetimeve të kryera dhe dinamikës së ndërtuar nga prokuroria, konflikti mes çiftit ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Petriti ka dëshmuar dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur atë ditë

7 shkurti i zi ne familjen Mamaj

 “Ora 13:15 djali I familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash.

Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani…”

Ora 19:30 – Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi.

“…Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë “…nuk rri me ty…”. Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”.

Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë.

Thika pas shpine

Petriti ka qëlluar pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët “…më vrave…”.

Më pas, 56 vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.

“…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 50 vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës./ora new

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PREMTJA E PAPARASHIKUESHME/ Çfarë ndodh me motin në fundjavë?
Previous article "KA PASUR SHKËNDIJA MES NESH"/ Deputeti la gruan dhe tre fëmijët për ish-aktoren e filmave porno

s.autor

Postime të ngjashme

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara Aktualitet

"INVESTITORËT NUK KANË QENËNË DIJENI"/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT