• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMIGRIMI NË BRITANI/ Shpërthen sëmundja e difterisë në qendrën pritëse të azilkërkuesve, ku 80% e tyre janë shqiptarë. Eksperti ngre alarmin
Home
Aktualitet
Kronikë

EMIGRIMI NË BRITANI/ Shpërthen sëmundja e difterisë në qendrën pritëse të azilkërkuesve, ku 80% e tyre janë shqiptarë. Eksperti ngre alarmin

29 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ekspertët shëndetësorë në Britani të Madhe po paralajmërojnë shpërthimin në qendrat pritëse të azilkërkuesve të difterisë, një sëmundje akute, tepër ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter i quajtur Corynebacterium diphtheriae.

difteria

Sëmundja shumë ngjitëse që prek lëkurën, hundën dhe fytin, deri më tani është përhapur në një qendër të përpunimit të azilkërkuesve në Kent. Në këtë qendër është raportuar më herët të ketë shumë shqiptarë të mbërritur në Britani me gomone, që presin t’u trajtohet kërkesa për azil. The Guardian raportonte në tetor 2022 se ne qendren e migranteve ne Kent, 80% e azilkerkuesve ishin nga Shqiperia.

Dr Simon Clarke, profesor i biologjisë në Universitetin e Reading, raporton The Sun, ka deklaruar se gjasat janë që infeksioni të përhapet dhe në popullatën e përgjithshme.

Ai i tha The Sun: “Ndoshta do të ketë imunitet të mjaftueshëm në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të parandaluar transmetimin në shkallë të gjerë, por nuk do të më befasojë nëse ndodhin shpërthime më të vogla, të lokalizuara. Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa difteria është potencialisht një kërcënim serioz për shëndetin publik, ajo mbetet e trajtueshme me antibiotikë nëse diagnostikohet mjaft herët”.

një qendër për pritjen e azilkërkuesve në Kent.
një qendër për pritjen e azilkërkuesve në Kent.

Sipas ekspertit, infeksioni është potencialisht i rrezikshëm për migrantët.

Deri më tani, 50 emigrantë – përfshirë disa fëmijë – të cilët kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar këtë vit janë diagnostikuar me difteri, tha ministri i imigracionit.

Dy persona janë shtruar në spital dhe një tjetër ka vdekur, raportuan të dielën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKSHA).

Azilkërkuesit me simptoma të difterisë do të vendosen në izolim, tha Robert Jenrick.

Ministri i imigracionit u tha kolegëve se migrantët që tregojnë shenja të sëmundjes shumë ngjitëse do të veçohen nga të tjerët për një “periudhë të shkurtër” në qendrën e përpunimit Manston në Kent ose do të mbahen në një “qendër izolimi të caktuar” ndërsa trajtohen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ E përdorim të gjithë, por a e dini se për çfarë shërben kjo pjesë e avionit
Previous article SHËNDETI ORAL/ Si cigaret elektronike mund të shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve

s.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT