Dhurimi i organeve ishte vullneti i vajzës sime, e kishte shprehur vetë gjatë diskutimeve në familje”, tregon për mediat greke babai i Emmanuelës 21-vjeçare, e cila “u nda nga jeta” pas një beteje disaditore në një spital në Selanik.
21-vjeçarja Emmanuela u përplas nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar dhe prej ditësh po luftonte me vdekjen në njërin prej spitaleve të qytetit, ndërsa dha frymën e fundit të dielën, siç rrëfejnë familjarët e saj.
Është shumë e rëndësishme për mua që të di se jeta do të vijojë prej organeve të fëmijës tim. Ajo po dhuron jetë”, theksoi babai i 26-vjeçares i përlotur.
Gjykata greke ka caktuar sot dhënien e masës së sigurisë për 26-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për plagosje të rëndë të studentes nag Chania e Kretës, e cila humbi jetën në Selanik dje.


