• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinos Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian
Home
Sociale

Për herë të parë Shqipëria në një forum Evropian! Kongresi Rinos Kombëtar votohet në Forumin Rinor Evropian

27 November, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Për herë të parë një rrjet rinor Shqiptar anëtarësohet në Forumin Rinor Evropian me statusin e Anëtarit Observues, që i jep Kongresit Rinor Kombëtar të drejtën të përfaqësohet në Asamble dhe të marrë pjesë në të gjitha grupet e punës së Forumit.

Sot, gjatë ditës së tretë të Asamblesë së Përgjigjshme të Forumit Rinor Evropian, e cila mbahet në Tiranë në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, Kongresi Rinor Kombëtar u votua nga anëtarësia dhe është tashmë zyrtarisht pjesë e Forumit Rinor Evropian.

Pas aplikimit të nisur në fillim të këtij viti nga Kongresi Rinor Kombëtar, komisioni i posatshëm në Forumi Rinor Evropian ka kryer gjithë procesin e vlerësimit pjesë e të cilit ka qenë dhe vizita vlerësuese e tyre në Tiranë në Korrik 2022. Forumi Rinor Evropian zhvilloi një takim me Bordin e Kongresit Rinor Kombëtar, organizatat e asamblesë, stafin, partnerët si Bashkia Tiranë, AKR, FES, KAS, etj ku diskutoi me ta bashkëpunimin ndër vite me Kongresin Rinor Kombëtar.

Kjo është një arritje për të gjithë organizatat anëtare të Kongresit Rinor Kombëtar të cilat përveç kontributit që kanë dhënë e japin, tani zëri i tyre do të ketë një forcë më të madhe në përfaqësimin në nivel europian duke qenë pjesë e platformës më të madhe në botë të politikave rinore.

Drejtoresha Ekzekutive e KRK znj. Dafina Peci theksoi në fjalën e saj gjatë prezantimit të kandidaturës që Kongresi Rinor Kombëtar është këtu falë punës së madhe dhe persistente të bërë nga të gjitha organizatat anëtare, sekretariati dhe partnerët.

”Për të rinjtë shqiptar është një moment decisiv në udhëkryqin aktual ku gjendemi. Në rrugën drejt integrimit evropian të Shqipërisë, të rinjtë shqiptar meritojnë të trajtohen dhe përfshihen me dinjitet. Ata janë dhe do të jenë një zë i fortë dhe partner strategjik në nivel evropian.” – theksoi Peci.

Anëtarësimi si anëtar observues është një rezultat tjetër që i dedikohet dhe rritjes së Kongresit Rinor Kombëtar ndër vite dhe kontributit të tij në përmirësimin e politikave rinore në Shqipëri.

Forumi Rinor Evropian (European Youth Forum) është platforma më e madhe e politikave rinore në botë me 100 organizata anëtare në 41 vende të botës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO SHIHEMI PERSERI"/ Nëna e 21-vjeçares që u përplas nga shqiptari në Selanik përlot me fjalët
Previous article PËRGJIMET E SPAK/ 4 nga të arrestuarit e laboratorit të kokainës në Fier, po planifikonin të kryenin vrasje

F.autor

Postime të ngjashme

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh Aktualitet

NË KËRKIM PËR DOSJEN “AKSHI”/ Si u arrestua në Francë Ermal Beqiraj. Po fluturonte me avion civil mbi një central bërthamor, dyshime për spiunazh

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT