• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRIMARET/ Jul Deda: Kam 20 vjet eksperiencë në shërbim të publikut. Kjo Tiranë s’buzëqesh më
Home
Politikë

PRIMARET/ Jul Deda: Kam 20 vjet eksperiencë në shërbim të publikut. Kjo Tiranë s’buzëqesh më

25 November, 2022 F.autor Politikë

Jemi mësuar ta njohim si një nga fytyrat më të njohura të showbizit shqiptar, por tashmë Julian Deda, është zyrtarisht një nga kandidatët për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në primaret e Partisë Demokratike.

Eksperienca në skenat shqiptare sipas Dedës, shërben si përvojë edhe me elektoratin.

“Nuk ka garë të lehtë, edhe në profesionin tim ka qenë një garë me veten dhe publikun, pra jam i regjur me këto gara. Të përballesh me një politikan është e vështirë, por aty vijmë nga profesione  të ndryshme, unë vij nga një eksperiencë 20-vjeçare shërbimi ndaj publikut, se kështu e cilësoj punën e time”, thotë ai, i ftuar në A2 CNN. Primaret Deda i sheh si “një proces të bukur, 100% të lirë, nuk ka shans që të ndërhyjë dikush, kam hyrë që në fillim te Foltorja dhe primaret kanë qenë bast personal i Sali Berishës, Sot jemi përballë demokratëve, nesër do të jemi përballë përbindëshit e betonit, Erjon Veliaj”.

Sipas tij, pikërisht qyteti që e kam pritur 22 vjet më parë, “nuk buzëqesh më. Të streson me parkimin, pluhurin. Nuk marr përsipër të bëj gjithçka vete, por me një staf. Edhe në profesionin tim pa një staf të mirë nuk del dot në skenë. Thelbi i kësaj qasjeje është specialisti i mirë, ndërkohë që tani ka specialiste që punojnë për kryetarin.Tirana është qytet i të gjithëve, jo vetëm i demokratëve apo socialistëve. Unë në karrierë kam bërë për të qeshur të gjithë, demokratë dhe socialistë, pensionistë dhe fëmijë. Ajo që po kërkoj është enjtja gjë, t’i vihem në dispozicion të gjithëve”, vijon ai.

Pse Tirana dhe jo Shkodra e origjinës, për djalin e ikonës Zef Deda? “ Tirana është qyteti ku jetoj, ku kam ndërtuar familjen dhe ku ushtroj aktivitetin tim, në punë dhe në politikë. Këtu e blej bukën, jo në Shkodër. Plus që nuk ka shqiptar që nuk e do Tiranën, por kur vijnë këtu përballen me një kalvar në vete”, thotë Deda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KOHË E GJATË..."/ Eneda Tarifa reagon për herë të parë pasi iu bë lidhja publike
Previous article I LARGUAR PARA 10 VITESH/ Aktori shqiptar vendos të rikthehet në Shqipëri

F.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT