Droga e kapur në Frakull të Fierit, flet për mediat prokurori Adnand Xholi:
Për rastin konkret për sasinë konkrete sikundër ka ardhur është bërë zhdoganimi në Shqipëri, ajo sasi, 24 ton po ajo është sekuestruar. Ky rast ka qenë në monitorim 24 orë në 24 dhe nuk ka lëvizur asnjë gram nga kjo lloj sasie. Një nga financuesit në Shqipëri është arrestuar.
18 mijë euro është vlera e blerjes së mallit atje, zhdoganimi mbetet për t’u verifikuar.
Hetimet janë në vijim e sipër, masat e arrestit janë në ekzekutim e sipër, po presim momentin final se jemi të detyruar të ruajmë sekretin për të thënë nga janë subjektet dhe kur do të bëhet ekzekutimi i masave.
Po punohet me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët jashtë Shqipërisë sepse patjetër ka bashkëpunëtor.
Hetimet janë sekret, dhe është pamundur të jap gjeneralitetet, por janë 10 shqiptar, që tashmë janë ekzekutuar masat.
Ne dimë që nga momenti që është bërë porosia, porosia është bërë në maj të 2022, ndërsa kërkesa për ta blerë pleh kimik dhe hapja e kompanisë.
Nuk ka pasur dekonspirim, ndërhyrja vjen kur prokuroria vlerëson se ka ardhur momenti për të ndërhyrë.
Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, dhe një prej financuesve është identifikuar.
Jam prokuror jo fallxhor dhe nuk them dot se ku janë financuesit, por për atë që dimë, ai po është shqiptar dhe vepron në Shqipëri.


