• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA KOLUMBIA NË FIER/ Si nisi hetimi për trafikun e drogës, SPAK: 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro në thasët me pleh kimik. 10 masa sigurie të ekzekutuara
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA KOLUMBIA NË FIER/ Si nisi hetimi për trafikun e drogës, SPAK: 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro në thasët me pleh kimik. 10 masa sigurie të ekzekutuara

25 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kreu i SPAK Arben Kraja ka dalë sot para mediave së bashku me prokurorin e çështjes Adnan Xholi për të dhënë detaje për operacionin antidrogë, ku u zbulua kokainë në thasët me pleh kimik.

“Kemi bashkëpunuar me policinë malazeze. Për t’u vlerësuar qëndrueshmëria e hetimit për t’i shkuar deri në fund”, tha Kraja.

Prokurori i çështjes dha më tej detaje konkrete duke u ndalur te nisja e hetimit, dyshimet dhe deri të droga dhe armët e sekuestruara.
Ai tha se janë ekzekutuar 10 masa sigurie për 10 shtetas shqiptarë dhe janë kryer kontrolle në 14 objekte.

“Kemi regjistruar që në fund të korriku veprën penale për trafik të lëndëve narkotike. Ky procedim është hetuar në bashkëpunim të ngushtë me policinë e shtetit, BKH dhe disa agjenci të huaja ndërkombëtare dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet malazeze të drejtësisë.
Ekzistonin të dhëna se në maj 2022 në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një ngarkesë me pleh kimik, që do të shkonte në Pire Greqi dhe më pas në Mal të Zi i porositur nga një shtetas shqiptar.
Kanë vijuar hetimet dhe nga verifikimi që kanë bërë autoritetet shqiptare rezultoi se porositës i mallit ishte një shtetas shqiptar që kishte hapur një aktivitet tregtar në Shqipëri në 2022.
Pasi sasia me pleh ka mbërritur në Shqipëri janë kryer veprimet doganore.
U pa e udhës që të mos ndaleshin vetëm te porositësi, por dhe të organizatorët, bashkëpunëtorët. Nga ana e GJKKO janë autorizuar dhe janë pranuar kërkesat tona për arrestimin e 4 persona.
10 masa sigurimi janë ekzekutuar dhe 14 për kontrolle.
Janë sekuestruar 15 mijë euro, 3 automatik, 3 pistoleta, 108 fishekë, 18 aparate celularë, 5 automjete, 20 paleta me 24 ton pleh artificial, brenda të cilit 430 kg kokainë, me vlerë 40 mln euro”, tha Prokurori i çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PRITJET KAPJA E BASHKËPUNTORËVE"/ Kokaina në Fier me vlerë 40 mln euro, flet prokurori: Porosia e drogës është bërë në maj, një nga financuesit është….
Previous article REKORD UNIK NË BOTËROR/ Ronaldo: Jam krenar. Santos: Është fenomenal, do flitet edhe pas 50 vitesh për të

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT