• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MAKTHI I NATËS”/ Arrestohet grabitësi nga Shkodra, tmerronte banorët, autor i disa vjedhjeve me armë
Home
Aktualitet
Kronikë

“MAKTHI I NATËS”/ Arrestohet grabitësi nga Shkodra, tmerronte banorët, autor i disa vjedhjeve me armë

24 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shkodër – Finalizohet operacioni policor i koduar “Përsëritësi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes me armë dhe me dhunë, së pronës dhe pasurisë.

Kapet dhe vihet në pranga, një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, në disa banesa, të shumave të mëdhaja të parave (në lekë dhe në paund) dhe të sendeve me vlerë.

I ndaluari, me precedent të theksuar kriminal për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, si dhe i dënuar në Belgjikë, për transport të lëndëve narkotike.

Zbardhen dhe dokumentohen një sërë vjedhjesh me dhunë, të ndodhura më parë, në qytetin e Shkodrës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Shkodër, mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një personi me precedent të theksuar kriminal, të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap në qytetin e Shkodrës, dhe u vu në pranga shtetasi P. F., 39 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.09.2022, në fshatin Kosmaç, Vau i Dejës, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë vjedhur me dhunë, në banesën e shtetases A. J., 46 vjeçe, 1500 paund, bizhuteri dhe sende të tjera, me vlerë.

Nga veprimet hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, pas ndalimit të këtij shtetasi, është bërë e mundur zbardhja e disa vjedhjeve të tjera me dhunë, të cilat dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dhe konkretisht:

•Më datë 11.09.2022, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetases F. D., dhe i kanë marrë një shumë parash.

•Më datë 23.10.2022, gjatë natës, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë hyrë me forcë, në banesën e shtetasit R. B., 59 vjeç, ku kanë marrë me dhunë, rreth 600 000 lekë dhe sende me vlerë.

Nga veprimet hetimore rezultoi gjithashtu, se shtetasi P. F. ishte kthyer deportiv nga Belgjika, ku kishte kryer dënimin, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

39-vjeçari është edhe me precedent të theksuar kriminal, për vjedhje me armë dhe me dhunë, në Shkodër dhe në Lezhë, në periudhën kohore 2009-2014, ku dhe ka kryer disa vite burgim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, bashkëpunëtorë të këtij shtetasi, si dhe për zbardhjen e dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura ndër vite, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET/ Rritet niveli i Liqenit të Shkodrës dhe lumit Drin, rruga e Obotit e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë
Previous article KUJDES/ Mund të jeni duke jetuar me një vrasës të heshtur, nëse keni një nga këto shenja NXITONI tek mjeku

s.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin Aktualitet

DOSJA E TUNELIT TË LLOGARASË/ Zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik narkotikësh, arrestohet 23-vjeçari në Durrës

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi Aktualitet

KONSTATOI SHKELJE DISIPLINORE/ ILD kërkon ulje me 40% të pagës për gjyqtaren Suela Dashi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT