• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AI DO TË PLAÇKISË ÇDO GJË…”/ Berisha: Rama kërkon ta fshijë Portin e Durrësit për të ndërtuar pallatet e tij
Home
Politikë

“AI DO TË PLAÇKISË ÇDO GJË…”/ Berisha: Rama kërkon ta fshijë Portin e Durrësit për të ndërtuar pallatet e tij

23 November, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon ta lërë Shqipërinë pa porte. Ai u shpreh se Durrësi do fshihet nëse projekti i Ramës vihet në zbatim.

Ai shtoi se Rama kërkon të ndërtojë pallatet e tij dhe portin e tij të jahteve ndërkohë që shqiptarët do të trajtohen si lodra.

“Situata na fton që të bëjmë gjithçka për një sukses të jashtëzakonshëm. Në datën 6 duhet të jemi në shesh. Pas 30 vitesh liri mund t’i vësh çdo emër këtij që na kthen përsëri në popull gomonesh. Kërkon të plaçkisë çdo gjë. Si mund të jemi ne pa porte. Si mund të jemi ne pa porte mor zotëri. Saranda është dhënë, Vlora është dhënë, Durrësi po jepet. Durrësi ka qenë i rrugës Egnatia. Egnatia lidhte Durrësin me Kostandinopojën dhe ky do që ta fshijë.

Të krijojë një Dubai për të pasurit duke gjobitur çdo shqiptar. Porti i Durrësit ka sot kapacitet për 8 mln ton. Sepse taksat, paratë e shqiptarëve janë investuar për t’u zgjeruar. Të gjitha këto e kanë bërë port që mund të përballojë 8 mln ton për Shqipërinë dhe Kosovën. Ky do ta fshijë. Të ndërtojë pallatet e tij dhe natyrisht ngjitur me pallatet e tij, gjirin e jahteve. Këtu shqiptarët do jenë lodra si tha gazetari britanik. Lodra të një elite trafikantësh. Ka filluar po shet apartamente pa kaluar marrëveshja. Nuk mund t’i lejojmë këto. Këtu drejtësi nuk ka.

Drejtësia është e tëra degë e ekzekutivit. Duhet të flasë populli. Duhet të flasë sovrani. Nuk ka asnjë lidhje. Ne do dëgjohemi sigurisht. Ndaj ju lutem dhe ju kërkoj që mobilizimi për organizimin e saj të jetë në shkallën më të jashtëzakonshme. Krahas kësaj kemi primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, sa më të drejtë sa më transparent. Shqipëria është shkëputur nga vlerat”, deklaroi Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Ky është momenti kur dy persona hedhin granatën e dorës në një lokal në Prrenjas
Previous article "DHURATA"/ Gruaja nga Tirana rrëfen momentin dramatik: Burri më ka tradhtuar për ditëlindje me shoqen e ngushtë

s.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT