• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U KAP NË ITALI SI “SKIFTER”/ Efektivi i policisë së Lezhës nën përgjim prej kohësh, pritet urdhër arresti në Shqipëri, ja dyshimet
Home
Breaking News

U KAP NË ITALI SI “SKIFTER”/ Efektivi i policisë së Lezhës nën përgjim prej kohësh, pritet urdhër arresti në Shqipëri, ja dyshimet

23 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Klisman Nikolli, oficer i patrullës së përgjithshme në Policinë e Shëngjinit është arrestuar nga karabinierët në Itali, si pjesë e një grupi prej tre personash të akuzuar për disa vjedhje dhe tentativa në Venetto dhe Friuli nga data 30 tetor deri më 15 nëntor.

Burime për “BalkanWeb” nga Policia e Lezhës, bëjnë me dije se Nikolli ndodhej nën vëzhgim prej kohësh në Shqipëri, pasi dyshohet për shpërdorim detyre dhe i implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

Burimet bënë me dije për “BalkanWeb” se Nikolli prej më shumë se një viti po mbahej nën përgjim, teksa ishte shkëputur disa herë nga puna si efektiv në Lezhë duke marrë leje. Ndërkohë që pas mbledhjes së provave, pritet dhe urdhër-arresti për të nga Gjykata në Shqipëri, në lidhje me dyshimet për aktivitetin e tij ilegal.

Ndërkohë familjarët e tij mohojnë lajmet e mediave italiane për arrestimin e tij në Itali për vjedhje. Nëna e 27-vjeçarit Gjelina Nikolli deklaroi për “BalkanWeb” se ai ndodhet në Gjermani dhe nuk ka asnjë lidhje me atë që shkruajnë mediat italiane.
“Janë të gjitha gënjeshtra,shpifje e intriga të keqdashësve të familjes Nikolli”, deklaroi ajo. Sipas nënës, komunikimi i fundit me të birin është i ditës së djeshme.

Më 17 nëntor Nikolli u bllokua nga karabinierët e kompanisë Portogruaro kur tentoi të kthehej në Shqipëri. Në dhomën e hotelit në San Stino di Livenza, ku ndodhej me bashkë të hetuarit Viktor Bilani, 30 vjeç dhe Flor Koca, 35 vjeç, valixhet e tyre tashmë ishin gati, por në vend se ti merrte dhe ti dërgonte në aeroport një grua vendase siç e kishin parashikuar, ata u përballën me karabinierët.

Grupi, sipas rikonstruksionit të hetuesve vepronte mes orës 17:30 dhe 19:00.
Pas një vjedhjeje të kryer në San Michele është përgjuar një “BMW” e dyshimtë, e lidhur me goditje të tjera. Pasi u identifikua targa, karabinierët zbulojnë se ajo kishte si destinacion një “Bed & Breakfast” (hotel), ku Nikolli, Bilani dhe Koca ishin regjistruar rregullisht.Nga San Stino “BMW”-ja lëvizte çdo ditë dhe ndalonte pikërisht aty ku më pas raportohen vjedhjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SI FUÇI BARUTI"/ Mediet greke: Kosova po shkon drejt “përshkallëzimit të dhunës”
Previous article NUK FLET KURRË PËR BASHKËSHORTIN/ Dalina Buzi zbulon arsyen

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT