• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REFUZIMI KATEGORIK/ Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe
Home
Nderkombetare

REFUZIMI KATEGORIK/ Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

22 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të pranojë masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe gjatë vitit 1999, që u zhvillua edhe fundi i luftës atje.

Kjo u vu në pah pasi gjyqtari i procedurës paraprake kishte urdhëruar avokatët e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që t’i paraqitnin faktet për të cilat pajtohen të dy palët.

Në shkresën e përbashkët, avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin renditur 135 krime me masakrat më evidente të kryera përgjatë luftës. Asnjë prej masakrave nuk u pranua si fakt nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. ZPS për këtë më 10 nëntor e njoftoi Mbrojtjen.

Pasi kishte paraqitur në dy anekse faktet për të cilat ishin pajtuar me Mbrojtjen, të tilla si informacione personale të të akuzuarve, organi i akuzës ka treguar se me Mbrojtjen nuk pajtohet për masakrat.

“ZPS nuk pajtohet me faktet e gjetura në propozimin e përbashkët të Mbrojtjes. Fakte të tilla kanë të bëjnë me krime të cilat nuk janë në Aktakuzë dhe çdo marrëveshje për të nuk do t’i përshpejtonte procedurat”, thuhet në parashtrimin e Prokurorisë për faktet e dakorduara.

Refuzimi kategorik/ Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kishin theksuar në shkresën e tyre të përbashkët ku theksonin masakrat ndaj familjes Jashari në Prekaz, masakrën e Reçakut, Çikatovës së Vjetër e masakrën e Mejës.

“Avokati i Hashim Thaçit, avokati i Kadri Veselit, avokati i Rexhepit Selimit dhe avokati i Jakup Krasniqit (së bashku, “Mbrojtja”) njoftojnë gjyqtarin e procedurës paraprake se më 31 tetor 2022 kanë dorëzuar propozim të përbashkët për marrëveshje mbi 135 fakte lidhur me krimet e kryera nga forcat serbe në vitet 1998/1999 në Kosovë, siç janë detajet e masakrës së familjes Jashari në Prekaz në mars 1998, të masakrës së Reçakut e janarit 1999, masakrës së Çikatovës së Vjetër, dhe masakrën e Mejës në prill 1999”, thuhet në shkresën e Mbrojtjes./express/m.j

Refuzimi kategorik/ Prokuroria e Hagës: Nuk i njohim masakrat e kryera në Kosovë nga forcat serbe

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KËRKUAR NGA AUTORITETET FRANCEZE/ Arrestohet në Kapshticë 24-vjeçari shqiptar, ja për çfarë akuzohet
Previous article VRAU FQINJIN PAS KONFLIKTIT PËR GËRVISHTJEN E MAKINËS/ Ja me sa vite burg dënohet autori

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT