• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Ky është ish-bashkëshorti që vrau 37-vjeçaren dhe të dashurin e saj 23-vjeç në Itali
Home
Breaking News

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është ish-bashkëshorti që vrau 37-vjeçaren dhe të dashurin e saj 23-vjeç në Itali

21 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.

Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut .

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë . Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj .

Pas një nate kërkimi, dyzet vjeçari u gjet i pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago  ku punonte Viron Karabollaj .

 

Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri , i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I MORI RRJEDHA E PËRROIT NË MALËSINË E MADHE/ Berisha viziton familjen Rushaj që humbi dy pjesëtarë nga përmbytjet
Previous article OPERACIONI I BUJSHËM "POROSITËSI"/ I shpëtojnë burgut 5 të akuzuar, mbeten në qeli vëllezërit Beqiraj

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT