• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJE ME VIKTIMA NË VEND/ ISHP këshillon ndjekjen e disa rregullave
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRMBYTJE ME VIKTIMA NË VEND/ ISHP këshillon ndjekjen e disa rregullave

21 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas viktimave të shkaktuara nga përmbytjet e një dite më parë në Malësinë e Madhe, ku babë e bir u rrëmbyen nga përroi i Bogës, ka reaguar edhe Instituti i Shëndetit Publik. Në një postim në rrjetet sociale, ISHP këshillon ndjekjen e disa rregullave gjatë përmbytjeve.

Ndër to është shmangia e bodrumeve dhe nënkalimeve, të cilat bëhen të rrezikshme gjatë përmbytjeve. Po kështu, ISHP apelon për të mos lëvizur me makinë në afërsi të këtyre zonave dhe në të kundërt nëse uji afrohet rreth mjetit këshillon braktisjen e tij dhe zhvendosjen në një pikë të lartë në mënyrë të sigurt.

Njoftimi i ISHP:

Shmangni vende të ulëta si nënkalime, bodrumet janë jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë një përmbytjeje;

Mos ecni në zona të përmbytura, mund të jetë e vështirë të kuptoni sesa i thellë është uji dhe çfarë qëndron nën të;

Nëse duhet të ecni në ujë, ecni aty ku uji nuk lëviz, përdorni një shkop për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës para jush;

Mos ecni me makinë në zona të përmbytura, nëse ujërat e përmbytjes zhvendosen rreth makinës tuaj, braktiseni makinën dhe zhvendosuni në një zonë apo pikë më të lartë në mënyrë të sigurt;

Mos prekni pajisjet elektrike, nëse jeni të lagur apo qëndroni në ujë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE S'NDALOHET IKJA E TË RINJVE..."/ Daily Mail në Cërrik: Qyteti i vogël u kthye në fantazmë pasi ‘truri’ po ikën me gomone në Britani
Previous article "ËSHTË ZOTI ALABBAR AI"/ Debatet në Kuvend për Portin e Durrësit, deputetët e opozitës: Vjen erë kjo punë...

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT