Ditët e fundit Shkodra dhe zonat përreth janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut.
Banesat dhe tokat e shumë banorëve sot janë nën ujë, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme. Për t’u ardhur në ndihmë kanë shkuar edhe forcat e ushtrisë, por edhe këtu e kanë shumë të vështirë, pasi niveli i ujit është shumë i lartë.
Siç shihni në pamjet e siguruara nga Panorama.al një nga makinat e ushtrisë ka ngecur në mes të ujit. Ndërsa shihen që forcat e ushtrisë që përdorin varka.