Reshjet e shiut kanë marrë para një makinë në zonën e Bogës në Shkodër. Sipas News 24 në automjet ndodheshin babë e bir. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur si “Përroi i thatë”.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia dhe forcat e shpëtimit ndodhen në vendngjarje.


