• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇFARË NDODHI NË TIRANË/ Prangosen 11 persona, policia jep DETAJET e para
Home
Breaking News

ÇFARË NDODHI NË TIRANË/ Prangosen 11 persona, policia jep DETAJET e para

19 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona për vepra të ndryshme penale.

Lajmin e bëri të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, ku bën me dije edhe veprat penale për të cilat akuzohen, duke nisur nga dhuna në familje, drejtimi i mjetit pa leje qarkullimi, etj.

Ndërkohë, sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin E. A., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. D., 45 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. Th., 56 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës dhe kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. A., 52 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin T. B., si dhe i ka marrë atij një bagëti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:

– A. Xh., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes;

– D. Ç., 33 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur disa sende personale shtetasit F. O.;

– D. C., 27 vjeç, pasi ka përndjekur dhe shantazhuar një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë arrestuan shtetasin D. P., 58 vjeç, pasi kishte krijuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– Xh. D., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– A. S., 43 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në fshatin Brarë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. K. Si pasojë është dëmtuar një 12-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. B., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve L. L., 34 vjeç dhe M. C., 26 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. D., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI I PL NË LEZHË/ Tedi Blushi ndan foton me të rinjtë: Rini e bashkuar, fitore e garantuar
Previous article NJËRI DHUNOI VJEHRRËN, TJETRI BASHKËSHORTEN/ Dy të arrestuar në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale Aktualitet

ARRESTOHEN KUSHËRINJTË PAS SHERRIT FAMILJAR NË TIRANË/ Njëri dyshohet se tentoi ta godiste me armë artizanale

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj 2-vjeçarit, arrestohet edukatorja në Tiranë

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale Aktualitet

ARRESTIMET NGA BKH/ Braho: Nuk zëvendësojmë policinë, dua të krijoj një grup për veprime operacionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT