• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KISHIN SHKUAR ILEGALISHT ME GOMONE NË BRITANI/ Dëbohen 26 shqiptarë. Mes tyre të dënuar për drogë, nëntë persona ishin në…
Home
Breaking News

KISHIN SHKUAR ILEGALISHT ME GOMONE NË BRITANI/ Dëbohen 26 shqiptarë. Mes tyre të dënuar për drogë, nëntë persona ishin në…

18 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëntë shqiptarë u larguan direkt nga qendra e pritjes së Home Office të enjten. Ata kishin mbërritur në Britani me një gomone, raporton Daily Mail.

Shtetasit e deportuar ishin pjesë një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me një fluturim çarter për në Tiranë.

Një zëdhënës i Home Office tha: ‘Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë të huaj dhe emigrantë të paligjshëm me një fluturim çarter për në Shqipëri. Disa prej tyre në bord kishin dënime me më shumë se 24 vjet burg. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në MB dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike.

Megjithatë, ne po shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme dhe po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t’i ndaluar ato”, citon Daily Mail

Nëntë të larguarve nga qendra e pritjes Manston në Kent u ishte refuzuar hyrja në MB nga Forca Kufitare.

Nuk dihet se sa kohë kishin qendruar ata në Manston, afër Ramsgate.

Një nga shqiptarët e deportuar të enjten kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të dënohej me më shumë se shtatë vjet burgim për drogë.

Një tjetër u dënua me tre vjet për prodhim droge dhe mashtrim.

Një i tretë, i cili gjithashtu kishte hyrë ilegalisht në këtë vend dhe në kundërshtim me urdhrin e dëbimit, u dënua me më shumë se tre vjet burg po ashtu për drogë.

Ka pasur një rritje të numrit të shqiptarëve që vijnë nga Franca veriore me gomone.

Muajin e kaluar u zbulua se 12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit – nga vetëm 50 në 2020 dhe 800 vitin e kaluar.

Në fillim të kësaj jave, Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) tha se kriminelët shqiptarë po kryejnë ‘manipulim të hapur’ të ligjeve moderne të skllavërisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Zbulohet varreza masive në qytetin Kherson pas tërheqjes së trupave ruse
Previous article U DHUNUA DHE U GJET PA NDJENJA/ Del foto e dhomës së gjumit të 22-vjeçares nga Kenia, gazetarja Lala “pikas” dy detaje nga ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT