• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSON KEQ 59-VJEÇARI/ Shpërndante drogë dhe vidhte banesa në Durrës dhe Tiranë, vihet në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSON KEQ 59-VJEÇARI/ Shpërndante drogë dhe vidhte banesa në Durrës dhe Tiranë, vihet në pranga

17 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shpërndante lëndë narkotike dhe kryente vjedhje banesash, në Durrës dhe në Kombinat, Tiranë, lokalizohet dhe vihet në pranga 59-vjeçari, nga Durrësi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet strukturave policore të Komisariatit të Policisë Nr. 6, Tiranë dhe atyre të DVP Durrës, koordinimit të veprimeve dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. C., 59 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë, që dyshohet se ishin siguruar nga shtetasi I. C., me qëllim kryerjen e vjedhjeve të ndryshme. Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një peshore elektronike.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kryente vjedhje në banesa të ndryshme dhe shpërndante lëndë narkotike në Kombinat, Tiranë dhe në Durrës.

 

 

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, Tiranë, strukturat hetimore të DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të 59-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVEND/ Xhafaj kritika të forta maxhoranës: Kuvendi nuk është noter i legjislativit dhe vend ku bëhen qoka
Previous article I AKUZUAR PËR MASHTRIMIN 2 MLD DOLLARË ME KRIPTOMONEDHAT/ Gjykata vendos ekstradimin e biznesmenit turk

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT