• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LIBRI/ At Nikolla Marku i tregon sekretet Blushit: Janullatos më ka kërcënuar me vdekje, jam djali i padeklaruar i…
Home
Sociale

LIBRI/ At Nikolla Marku i tregon sekretet Blushit: Janullatos më ka kërcënuar me vdekje, jam djali i padeklaruar i…

16 November, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Prej ditës së sotme në stendat e Panairit të Librit është edhe libri “41 sekretet” i shkrimtarit e publicistit Ben Blushi.

Balkanweb ka mësuar se pjesë e bisedave të shkrimtarit është edhe një rrëfim i At Nikolla Markut, prift ortodoks në dioqezën e Shën Mërisë.

At Nikolla i ka rrëfyer Blushit se Kryepeshkopi Anastas Janullatos e ka kërcënuar se do ta vrasë.

Publikisht At Nikolla e ka akuzuar Kryepeshkopin për “shkelje të statusit kishtar në favor të shovinizmit grek”, por edhe për “ndërtimet e restaurimet e kishave në stilin grek”.

Ndërkohë që sekreti i dytë që ai i ka besuar Blushit ka të bëjë me jetën e tij private kur i ka thënë se është djali i padeklaruar i kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kristofor Kisi.

Një ditë më parë Balkanweb publikoi një histori të rrëfyer nga Blushi gjatë kohës që ai ishte në klasën e tretë.

Ka qenë viti 1977 kur Ben Blushi dhe analisti Andi Bushati, të dy shokë të klasës së tretë vodhën numëratorin telefonik të Komitetit Qendror të Partisë.

Pjesë e këtij numëratori ishte edhe numri sekret i Enver Hoxhës, i cili ishte në dorën e shumë pak personave.

Blushi tregon në librin e tij “41 sekretet” se së bashku me Bushatin e shpërndanë numrin e diktatorit në klasë dhe për disa ditë nxënësit që kishin telefon në shtëpi, i binin numrit e nëse dikush përgjigjej nga ana tjetër, ata e mbyllnin receptorin.

Vjedhja e numrit sekret të Hoxhës vuri në lëvizje të gjitha institucionet që garantonin sigurinë e tij deri sa u siguruan se kjo ishte vetëm një lojë kalamajsh të klasës së tretë e jo një kërcënim për jetën e diktatorit.

Në librin e tij Blushi rrëfen gjithashtu biseda të pa publikuara më parë me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, aktorin Robert Ndrenika dhe botuesin Nikollë Lesi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHPËRTHIMIT/ Gjermania i ofron ndihmë në patrullimin e hapësirës ajrore Polonisë
Previous article RUSHAJ DHE DUMA LANË MANDATIN E DEPUTETIT/ “Gati” zëvendësuesit e tyre, Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda dorëzojnë formularin e vetëdeklarimit në KQZ

s.autor

Postime të ngjashme

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 60 E PROTESTËS/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT