Petrit Doda dhe Orjela Nebijaj kanë dorëzuar formularët e vetëdeklarimit në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, procedurë për marrjen e mandatit të deputetit.
Njoftimi i KQZ-së:
Në përgjigje të interesit tuaj, ju informojmë se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ.
Formularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ.




