• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet në Pogradec 28-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët
Home
Aktualitet
Kronikë

PO TRANSPORTONTE EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet në Pogradec 28-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorët

16 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona kanë rënë në pranga nga Policia e Pogradecit, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

-D.K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;

-B.K., 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec;

-A.B., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”).

Njoftimi:

Pogradec/Finalizohet operacioni policor “Perimetri 200”.

U kap duke transportuar 17 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin fshehur në karrocerinë e kamufluar të automjetit, me qëllim shmangien e kapjes nga Policia, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontrollonin rrugën me një automjet tjetër, për të shmangur shërbimet e Policisë. Njëri nga këta shtetas, pas kapjes në flagrancë, kallëzoi me identitet të rremë në Polici, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D.K., 28 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq;
B.K., 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë, Pogradec;
A.B., 32 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, Maliq (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”).
Shërbimet e Policisë, falë organizimit të veprimeve, në bazë dhe të inteligjencës informative, në afërsi të rezervuarit të fshatit Blacë, Pogradec, bënë të mundur kapjen e shtetasit D. K., që drejtonte automjetin furgon tip “Ford”, në karrocerinë e kamufluar të të cilit u gjetën 17 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës 1000 euro për person, iu ishte premtuar transportimi në drejtim të Tiranës dhe më pas drejt vendeve të BE-së. Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, me pasagjer shtetasin A. B., monitoronte rrugën, për të sinjalizuar 28-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë.

Nga veprimet e mëtejshme procedurale dhe verifikimet e kryera, rezultoi se shtetasi A. B. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe për të shmangur ndalimin nga Policia, dha identitet të rremë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SPAK NUK DOLI MBI PUSHTETIN"/ Tabaku: Ata që kanë ideuar, krijuar dhe miratuar skemën janë të qetë
Previous article AGRESIONI RUS/ Biden i kërkon Kongresit mbi 37 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

s.autor

Postime të ngjashme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian Aktualitet

AKSIDENTOHET “CEKJA” I BERATIT/ Makina e Myftarit përplaset me mjetin e klerikut bektashian

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT