Nga Andrea Marinelli e Guido Olimpio
Corriere della Sera
Drejtori i CIA-s takoi kreun e shërbimit sekret të jashtëm rus në Ankara, në një vend që u ofrua si ndërmjetës, duke konfirmuar rolin e ri që I është besuar spiunëve.
Bëhet fjalë për diplomacinë paralele, e që është ajo që nuk është e detyruar të mbajë konferencë shtypi, po shënon rrugën e krizës ukrainase, ndërsa rivalët përgatiten për fazën tjetër.
Drejtori i CIA-s, William Burns, takoi në Ankara kreun e shërbimit sekret të jashtëm rus, Sergey Naryshkin. Burimet amerikane kanë dhënë pak shpjegim mbi kontaktin e drejtpërdrejtë: ishte i nevojshëm për të shmangur aksidentet dhe për të shmangur rreziqet e apokalipsit bërthamor. Pak a shumë alternativa e telefonit të famshëm “të kuq” të Luftës së Ftohtë. Gjatë takimit u trajtua më pas çështja e basketbollistes Brittney Griner, e dënuar me 9 vjet për drogë (ajo kishte një sasi modeste hashashi) dhe amerikanit tjetër Paul Whelan, i arrestuar për spiunazh në vitin 2018, i cili u dënua me 16 vjet burg. Dy “pengje” amerikane në duart e Rusisë, objekt i mundshëm shkëmbimi me tregtarin e armëve Viktor Bout, i ndaluar në SHBA që prej vitit 2012.
Zërat jozyrtarë amerikanë saktësuan se dy protagonistët nuk e kanë prekur temën e negociatave, pra perspektivat për të arritur një pikë kthese, që do të sillte ndaljen e konfliktit në Ukrainë. Por burime të tjera thonë se dhe nëse e kanë bërë një gjë të tillë, do të nxirren si “gabime”, e më pas të mohohen publikisht.
Uashingtoni po synon që të mos krijojë përshtypjen se është ai që komandon në Kiev, apo po ushtron presion mbi aleatin e tij. Të njëjtat burime në fakt specifikuan se qeveria Zelensky ishte paralajmëruar për takimin e dy kryespiunëve.
Kremlini është më lakonik, e për të cilin, takimi i kreut të CIA me homologun rus, ndodhi me iniciativën e Shteteve të Bashkuara. Qasja konfidenciale nuk e ndalon testimin e ujërave, një veprim i kryer ndoshta edhe nga këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, i cili sapo është kthyer nga bisedimet me homologun e tij.
Komunikimet mes krerëve ushtarakë të dy superfuqive nuk janë të ndryshme nga ajo çfarë dime nga Lufta e Ftohtë. Ata ulin temperaturën dhe eksplorojnë rrugët.
Samiti Burns-Naryshkin në Turqi, ndodhi ndër të tjera në një vend që e ka propozuar veten si ndërmjetës, e konfirmon rolin e dialogut që u është besuar spiunëve, duke ua lënë fushën ekspertëve, atyre që dinë dhe përdorin gjuhë më pak formale. Kreu i CIA-s fluturoi në Moskë në nëntorin e vitit të shkuar, pikërisht për të shmangur pushtimin, ç’ka ju bë e ditur rusëve se SHBA di gjithçka.
Ajo ishte demonstrimi i inteligjencës që luan me letra (relativisht) të hapura sepse është e dobishme për ta bërë këtë. Në ato muaj dimri, Shtetet e Bashkuara, duke përdorur të njëjtat kanale, i ofruan vazhdimisht Kinës prova se Cari I Kremlinit ishte gati të sulmonte Ukrainën, vetëm se në Pekin mendonin se e gjitha kjo ishte një përpjekje për të mbjellë përçarje dhe nuk e besuan. Siç ndodhi me disa qeveri evropiane. Tani një zyrtar kinez i tha Financial Times se Xi Jinping nuk ishte paralajmëruar nga Putin për pushtimin, kështu që Republika Popullore është e lënduar. Po kush e thotë të vërtetën në këtë rast?
TemA


