Sakaq, Lela iu kthye duke i thënë “unë vdes të kap këto momentet me shkarje logjike”, dhe duke ironizuar Ndrecën duke i thënë “të mos flasë si ndonjë mendimtar i madh”, fjali të cilës ai iu përgjigj duke thënë se Lela “flet dhe reciton vetë” dhe se ai nuk kishte thënë asnjë nga fjalët që ai citoi më herët.
Ndreca:
Opozita e ushtron pushtetin e saj në institucion, jo në rrugë. Kur ata na mburren sikur kanë sjellë gjithë këta njerëz. Këta nuk kanë as frymë, as lider dhe as moral për të bindur më shuam se gjysmën e deputetëve të tyre që nuk i bindin dot. Shqiptarët dalin në protestë me apo pa thirrjen tuaj, nuk keni thirrur shqiptarët, keni thirrur militantët, anëtarët tuaj, etj. Protesta nuk zhvillohet me thirrje apo orientim. Janë më të zgjuar seç mendon ti shqiptarët.
Ti flet dhe dëgjon veten. Ti flet dhe reciton vetë, unë nuk thashë asnjë nga fjalët që the ti. Nuk kam asgjë personale. Si ka mundësi, ju nuk jeni në studio, nuk fola fare a ka apo jo të drejtë. Thashë që qytetarët kanë arsye për të protestuar, ato i përcaktojnë vetë dhe nuk kanë nevojë për drejtim. Vetja e tyre i thërret në protestë. Opozita ka dalë për funksionet e veta, rastet në Europë nuk i ka nxjerrë opozita, janë qytetarët që dalin e protestojnë vetë, kjo është protesta reale.
Lela:
Që kur nuk kanë nevojë të thirren shqiptarët. Unë vdes të kap këto momentet me shkarje logjike, më lër të ta them. Pse flet si ndonjë mendimtar i madh, të lutem. Nuk më dukesh si i tillë. Tani je avokat i lartë i homus-corruptus. Ku e gjeni vullnetin e logjikës për të thënë këto që thoni?


