• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ I vunë forcat ruse nën presion, Zelensky viziton Hersonin: Jemi gati për paqe
Home
Nderkombetare

LUFTA/ I vunë forcat ruse nën presion, Zelensky viziton Hersonin: Jemi gati për paqe

14 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të hënën qytetin e Hersonit, i cili javën e kaluar u çlirua nga pushtimi rus. Ai foli me ushtarët e mbledhur në qytet dhe tha se Ukraina “është duke ecur përpara”.

Humbja e Hersonit u cilësua si zmbrapsje e madhe për Rusinë. Ushtria ruse mori kontrollin e tij shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit. Pas disa referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia aneksoi Hersonin, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Në një ceremoni asokohe në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se aneksimi i Luhanskut, Donjeckut, Zaporizhjës dhe Hersonit është “i panegociueshëm”. Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.

Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase. Gjatë vizitës, Zelensky tha se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin tonë”.

Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e vendit të tij në luftën kundër Rusisë. Ai tha se sistemet raketore Himars, të dërguara nga SHBA-ja, e kanë ndihmuar shumë Kievin. I pyetur nga turma se ku tjetër mund të avancojnë forcat ukrainase, Zelensky tha: “Jo në Moskë… Ne nuk jemi të interesuar për territoret e një vendi tjetër”.

Në një video-adresim më herët, Zelensky tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JANË LOJË POLITIKE"/ Lavrov mohon lajmet për probleme shëndetësore dhe flet nga dhoma e hotelit
Previous article AGJENDA/ Presidenti Begaj mirëpret për herë të parë në Tiranë Presidentin e Azerbajxhanit

s.autor

Postime të ngjashme

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT