Shumë deputetë e personalitete të larta të Partisë Demokratike i janë bashkuar protestës së opozitës të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha.
Protesta ka bërë bashkë emra të shumtë që kanë pasur edhe qëndrime të shumta lidhur me zhvillimet në PD.
Pjesë e protestës janë Jozefina Topalli, Famur Noka, Xhelal Mziu, Ervin Saljani, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi, Luciano Boçi, Marash Logu e Dhurata Çupi, ku dy të fundit kanë shprehur kritika ndaj “Rithemelimit”.
Gjithashtu nga aleatët opozitarë, veç Ilir Metës që është edhe bashkëorganizator i tubimit, janë të pranishëm Agron Duka, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu.
Nga ana tjetërm deputetët që mungojnë sot në protest janë Enkeled Alibeaj, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi.





