Nis të ndizet situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pak minuta para protestës së opozitës.
Në sfond dëgjohet muzikë, teksa qytetarët kanë nisur të grumbullohen para Kryeministrisë.
Në qendër të Tiranës pritet të mblidhen qytetarët e ardhur nga rrethet e veriut dhe jugut. Teksa nga Rruga e Elbasanit pritet të vijnë protestuesit nga Juglindja.
Pas Kryeministrisë janë mbledhur forcat e Policisë, si dhe një autobot uji.
Policia është fokusuar dhe në pikat hyrëse dhe dalëse në kryeqytet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.


