• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUTURIMI I FUNDIT/ Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, ja kur mbërritën në Rinas
Home
Breaking News

FLUTURIMI I FUNDIT/ Britania dëbon 22 kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, ja kur mbërritën në Rinas

11 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të paktën 22 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e së mërkurës. Në një fluturim të fshehtë për në kryeqytetin e Tiranës, u deportuan kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm, raporton Daily Mail.

Sipas medias britanike, ky vendim u autorizua nga Ministrja e Brendshme, Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët që të hyjnë në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca.

Shumica e të dëbuarve ndodheshin në qendrat e mbyllura të dëbimit ku ata qëndronin si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani nga deti.

Disa nga shqiptarët ndodheshin në kampin e Manston në Kent, që është përballuar me një numër në rritje të emigrantëve që mbërrijnë me varka.

Avioni me shqiptarët e deportuar mbërriti në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Shqiptarët u dërguan më pas në një stacion policie në vend, raporton Daily Mail.

emigrante shqiptare debim1

Pasaporta e secilit prej tyre është vulosur nga qeveria shqiptare që i ndalon të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet.

Ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore për të udhëtuar në BE, ku më pas do shkonin drejt Francës veriore ose Belgjikë për një kalim në Kanalin e La Manshit.

“Është goditja e fundit nga Braverman ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelëve shqiptarë në MB’, raporton media.

Home Office këmbënguli për konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin. Emrat e të dëbuarve nuk u vu në dispozicion të stafit të avionit gjatë udhëtimit.

“Numri i njerëzve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, tha ajo javën e kaluar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 120 shqiptarë u dëbuan muajin e kaluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA E CNN PËR ZGJEDHJET NË SHBA/ Presidenti më i nënvlerësuar në historinë e fundit
Previous article E RËNDË/ Po udhëtonte me makinë, emigranti shqiptar pëson atak kardiak në timon

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

ATENTAT NË ATHINË/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor Aktualitet

ATENTAT NË ATHINË/ Plagoset me armë zjarri një 55-vjeçar shqiptar, autorët largohen me motor

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT