• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI U VRA DHE U GJET I GROPOSUR NË PLAZH/ Arrestohet një 30-vjeçar dhe partnerja e tij, mediat greke: Para krimit festuan bashkë…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARI U VRA DHE U GJET I GROPOSUR NË PLAZH/ Arrestohet një 30-vjeçar dhe partnerja e tij, mediat greke: Para krimit festuan bashkë…

10 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Sigurisë së Kalamatës ka mbërritur në gjurmët e autorëve të krimit të rëndë me viktimë, një fermer 31-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i varrosur në plazhin e Kartelës në Kyparisia.

Bëhet fjalë për një shqiptar 30-vjeçar dhe një greke 30-vjeçare, ndërsa në kërkim është bashkëpunëtor një tjetër 24-vjeçar rom. Sipas të dhënave të marra nga hetimi policor, motivi i autorëve ka qenë grabitja.

Në veçanti, sipas eleftheriaonline, viktima dhe autorët dyshohet se janë argëtuar mbrëmjen e së dielës në një lokal në Kyparisia. Sipas të njëjtave informacione, viktima dyshohet se ka pasur në posedim një shumë të madhe parash, që arrin në 10 mijë euro.

Autorët duket se e kanë kuptuar këtë dhe kur grupi ka dalë nga lokali e kanë çuar 31-vjeçarin në plazhin e Kartelës, ku e kanë goditur disa herë me një send metalik në kokë, duke e lënë të vdekur. Më pas ata e varrosën trupin në rërë për të fshehur veprën e tyre.

Që në momentet e para, autoritetet policore kanë shoqëruar disa persona, kanë marrë deklarime dhe më në fund kanë mbërritur në identifikimin dhe gjurmët e autorëve.

30-vjeçari shqiptar dhe 30-vjeçarja greke janë pikasur dhe arrestuar mbrëmjen e së martës në afërsi të Zevgolatio të Bashkisë Oichalia, ndërsa 24-vjeçari është ende në kërkim.

Në fakt dy të arrestuarve iu gjetën gjithsej 5300 euro, të cilat dyshohet se vijnë nga grabitja e viktimës.
Ndaj dy të arrestuarve dhe ndaj 24-vjeçarit është ngritur një hetim për vrasje dhe grabitje.

Të arrestuarit me dosjen e ngritur në ngarkim të tyre u dërguan në prokurori, ndërsa hetimet e policisë vijojnë nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Nëse e bëni këtë gabim kur pini ujë, mund të dëmtoni veten
Previous article LUFTA/ Erdogan: Tërheqja e Rusisë nga Kherson është një hap pozitiv

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI) Aktualitet

AKSIDENT ZINXHIR NË AUTOSTRADËN DURRËS-TIRANË/ 45-vjeçari përplaset me kamionin dhe humb jetën! Përfshihen edhe 3 makina të tjera (EMRI)

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë Aktualitet

“BETEJË” ME FLAKËT NË QARKUN SHKODËR/ Situatë problematike në malin e Tërbunit në Pukë

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE/ Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT