• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI NË KUVEND/ Kryemadhi për Ramën: Sa herë zihet ngushtë për inceneratorët, “mbreti”…
Home
Politikë

DEBATI NË KUVEND/ Kryemadhi për Ramën: Sa herë zihet ngushtë për inceneratorët, “mbreti”…

9 November, 2022 F.autor Politikë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të Edi Ramës i cili i quajti “Partia e Lekut” pasi i akuzon se janë të përfshirë në financimet ruse të PD-së. Gjithashtu Rama tha se Partia e Lirisë po keqpërdor evazionin fiskal të disa kompanive për të bërë politikë me inceneratorët.

Kryemadhi tha se Rama bën deklarata të tilla sa herë që zihet ngushtë nga çështja e inceneratorëve.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo shtoi se me buxhetin e ri, parashikohet që për inceneratorin e Tiranës të jepen edhe 10 milionë dollarë të tjera për vitin 2023.

Kryemadhi: Ky buxhet është i jashtëzakonshëm pasi shqiptarët nuk po ikin nga Shqipëria se kanë jetë të keqe, por për pushime, për të punuar. Në fakt, nuk kisha ndërmend për të folur, pasi nuk i dëgjon njeri. Janë disa kukulla që i përdor mbreti kukull për të bërë estradën e tij. Kur dëgjova sot që artikulonte me dhimbje se sa i fyer ishte për të gjithë padrejtësinë që i është bërë për evazionin fiskal.

Në fakt në tru i ka ngelur çështja e lekut pasi aty i ka ngelur mendja. Çdo ditë punon se si t’i vjedhi shqiptarëve paratë, këtë punë ka bërë gjithë jetën, ka vjedhur ikona, identitete, ide, emra. Kështu që normal që edhe këtë histori e mendon dhe e ngrenë. Në një gjë jam dakord me deklaratën e mbretit, është që Prokuroria bën pazare. Prokuroria bën pazare se sa herë që Edi Ramës i shtrëngohet litari me çështjen e inceneratorëve thotë që Prokuroria bën pazare.

Edhe ata të shkretët detyrohen të bëjbnë një viktimë. E kthyen Alqi Bllakon sepse duan të shpëtojnë Erion Veliajn. Ajo që dua të them dhe që dua të ritheksoj. Kam një pyetje për ministren e financave. Meqë paskeni referuar në prokurori me qindra kompani që kanë bërë evazion fiskal. Në 24 kompani që kam çuar në SPAK, që janë 189 mln dollarë evazion fiskal, a i keni referuar në prokurori 3 inceneratorët, Tiranën, Fierin dhe Elbasanin? Nëse jo, po ju si drejtori tatimesh, a i keni audituar ndonjëherë këto 3 kompani? Apo ju ka ardhur mesazhi në Whatsapp dhe ju kanë thënë t’i lini pezull auditimet.

Ajo që dua të ritheksoj, normal që Edi Rama do flasë dhe do thotë që do përmendi plakat, pleqtë sepse këto kompani që kanë bërë evasion fiskal janë kompanitë që ndërtuan 3 inceneratorët në Shqipëri. Sigurisht që Edi Rama nuk do që ta shprehi se këtu është grabitur paraja e qytetarit shqiptar. Nuk është evasion fiskal, por është mashtrim dhe vjedhje e qytetarëve shqiptarë nga xhepi i tyre. Edi Ramës i dhemb dhe ka problem me çështjen e inceneratorëve. Në buxhetin që do kaloni, i jepni inceneratorit të Tiranës 10 milionë dollarë për një gjë që nuk ekziston.

10 milionë dollarë mund të bëni pafundësisht për shkollat, pensionistët, por mund të bëni dhe uljen e çmimeve. Ndaj do ta vazhdojmë përsëri betejën për çmontimin e aferës së inceneratorëve. Hajduti innocent, Edi Rama si pronari i inceneratorëve do përgjigjen për këtë. Inceneratori i Tiranës është deri në 2047-ën, është një vepër penale që bëhet çdo ditë. Qytetarët e Tiranës paguajnë 29 euro për ton mbetjesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAJZAT I URREJNË/ Këto janë 6 gabimet fatale që bëjnë meshkujt gjatë puthjes
Previous article "NXIN SHQIPËRINË"/ Xhaçka: I njëjti njeri që furnizonte me naftë Millosheviçin, sot po bën lojën e Putinit

F.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT