• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Ende e paqartë se kush do të kontrollojë Kongresin amerikan
Home
Nderkombetare

SHBA/ Ende e paqartë se kush do të kontrollojë Kongresin amerikan

9 November, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Çështja se kush do të kontrollojë Kongresin është ende e paqartë pasi demokratët treguan një forcë befasuese, duke mposhtur republikanët në një seri garash dhe duke sfiduar pritshmëritë se inflacioni i lartë dhe vlerësimet e ulëta për punën e presidentit Joe Biden do të ushtronin ndikim në rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit.

Lajmi më inkurajues për partinë është se demokrati John Fetterman mori një vend në Senat që u takonte republikanëve dhe i cili është thelbësor për shpresat e partisë për të mbajtur kontrollin e dhomës së lartë.

Është ende herët për të ditur se çfarë do të ndodhë me vendet kritike në Senat nga shtetet Wisconsin, Nevada, Xhorxhia dhe Arizona, që mund të përcaktojnë shumicën.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët mbajtën vendet nga nga Virxhinia në Kansas në Rhode Island, ndërsa rezultatet nga shumë qarqe në shtete si Nju Jorku dhe Kalifornia ende nuk dihen.

Demokratët dolën të suksesshëm gjithashtu në garën e guvernatorëve, duke fituar në Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania – fusha beteje kritike për fitoren e zoti Biden në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj ish-presidentit Donald Trump.

Guvernatorët aktualë republikanë shënuan njëfarë suksesi.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, dy pretendentët e ardhshëm të mundshëm presidencialë republikanë, fituan në garë me sfiduesit demokratë në dy shtetet më të mëdha të kuqe të vendit.

Guvernatori republikan i Xhorxhias, Brian Kemp, u rizgjodh përballë demokrates Stacey Abrams në një garë të re mes tyre pas asaj të vitit 2018.

Pasi humbi në në vitin 2018, zonja Abrams punoi si avokate për të drejtat e votës dhe fitoi admirimin e demokratëve në mbarë vendin, por kjo nuk mjaftoi.

Ishte një goditje e rëndë për zonjën Abrams, që ishte parë si një forcë e mundshme brenda partisë, në një kohë kur Xhorxhia është kontestuar gjithnjë e më shumë si një vend beteje.

Rezultatet treguan ndërkaq aftësinë e Kemp për të shpëtuar një karrierë politike që ishte në rrezik pasi ai zemëroi ish-presidentin Donald Trump duke refuzuar të bashkohej me pretendimet e tij të rreme se zgjedhjet e 2020 ishin vjedhur.

*Mbështetur në agjencinë e lajmeve Associated Press

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE PO SHKONI NË RESTORANT/ Ja disa veshje bazike që do t’ju bëjnë të dukeni yll
Previous article YOGA PËR FYTYRËN/ Me këtë 'stërvitje' mund të dalloni vërtet ndryshime!

F.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT