Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot në Parlament se ka fituar një gjyq ndaj një deputete të PD, të cilën ai nuk ia përmendi emrin.
Padia ndaj kryeministrit Rama ka të bëjë më kontrollin mjekësor bazë, ndërsa u shpreh se të gjithë deputetët e opozitës janë shpifësa dhe bedela.
“Sa i përket shëndetësisë, më vjen mirë tju bëj me dije se dje kam marrë njoftimin se kam fituar një tjetër gjyq me shpifjet tuaja dhe shpifësit tuaj. Në këtë rast me një shpifëse të foltores sa i takon kontrollit mjekësor bazë. Është dënuar si shpifëse. Nuk po ja përmend emrin, se ca rëndësie kanë emrat, jeni të gjithë njësoj. Jeni të gjithë bedela, jeni bishti i non gratës”, theksoi kryeministri.
Kryeministri po ashtu vazhdoi me sulme ndaj opozites, duke thene se ajo “bashkoi votat me Rusinë për të ngritur akuzën më monstruoze ndaj UÇK-së”
“Pse i bashkuat ju votat me Rusinë për të ngritur akuzën më monstruoze ndaj UÇK-së. Jo vetëm te Partia e rublave por edhe te ajo PL-ja, partia e lekut. Praktikisht buxheti e ul borxhin. Rritja ekonomike ka qenë më e lartë se huamarrja. Ky buxhet është dyfishi i atij të vitit 2013. Faktikisht në këtë buxhet, unë do të fokusohem vetëm te mbrojtja e familjeve dhe mbrojtja e biznesit të vogël. Duhet të mbrojmë vendin që të mos bjerë pre e goditjes së Putinit. Dhe mbrojtja e familjeve nga çmimi i energjisë është thelbi i të gjithë rrjetit mbrojtës të luftës. BE ka një sjellje komplet tjetër ndaj nesh, falë politikës së kësaj qeverie”
NDIHMAT SOCIALE
“Do të rrisim nivelin e pagës minimale duke e çuar në 36 mijë lekë të reja dhe në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm ta çojmë në 38 mijë lekë të reja. Për 100 mijë familje janë 35 mijë lekë të vjetra që shtohen çdo muaj falë rritjes së këtij viti. Do të vazhdojë rritja e pagave me 6 % për punonjësit e arsimit, shëndetësisë dhe zjarrëfikësit. Rritje tjetër do të kemi edhe për ushtarakët. Po ashtu do të mbështesim familjet dhe individët që janë në skemën e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. Kemi një risi në këtë vit që vjen, përveçse do të konsolidojmë dyfishimin për nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të paguajmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Vijojmë patjetër me bonusin e bebes. Vijojmë me bonusin e fundvitit. Do u japim pensionistëve që në fillim të dhjetorit bonusin. Të rinjtë që duan të kenë një familje të re do të kenë mundësinë për kredi të butë për të blerë shtëpitë”, tha Rama.


