• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASHTRIMET ME “CALL CENTER”/ Spanjollët zbarkojnë me polici. Tri shtete të Bashkimit Evropian, letërporosi SPAK-ut për hetime
Home
Breaking News

MASHTRIMET ME “CALL CENTER”/ Spanjollët zbarkojnë me polici. Tri shtete të Bashkimit Evropian, letërporosi SPAK-ut për hetime

9 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Edhe pas sekuestrimeve të vazhdueshme të “Call Center”-ave dhe arrestimeve nga policia shqiptare të pronarëve të tyre, duket se kompani të tilla janë të shtrira gjerësisht në vend dhe ka shqetësuar edhe autoritetet e vendeve përkatëse, qytetarët e të cilëve mashtrohen nga skema të tilla.

Së fundmi, kanë qenë autoritetet spanjolle ato që kanë dhënë alarmin, duke dërguar jo vetëm letërporosi, por madje edhe trupa policore të Guardia Civil.

Për këtë arsye, gjatë ditës së djeshme janë ushtruar një sërë kontrollesh në Elbasan, Vlorë dhe në Tiranë në pika të tilla, ku kundrejt përfitimit qytetarë të shumta nga shtete të ndryshme të Evropës Perëndimore përfundojmë duke u zhvatur nga agjentë shqiptarë.

Skema është pak a shumë e njëjtë, kompanitë paraqesin si qendër të veprimtarisë së tyre shtetet përkatëse dhe nëpërmjet agjentëve të punësuar telefonojnë qytetarët e këtyre vendeve.

KONTROLLET SPANJOLLE

Përballë skemave të tilla mashtruese që lulëzojnë në vendin tonë, gjatë ditës së djeshme, agjentë spanjollë u panë duke krijuar kontrolle në terren si rrallë ndonjëherë, kryesisht në qytetin e Elbasanit dhe atë të Vlorës. Ata shoqëroheshin nga oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deri mbrëmjen e shkuar, autoritetet shqiptare nuk dhanë asnjë të dhënë rreth detajeve të operacioneve dhe nëse ka pasur persona të arrestuar. Nga kontrollet në qytetin e Elbasanit, Forcat RENEA kanë hapur me forcë derën e një “Call Center”- i të tillë në një qendër tregtare, duke gjetur brenda tij një person të vetëm.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe në dy “Call Center”-a në Vlorë, të cilat ushtronin aktivitetin e tyre duke mashtruar qytetarë të ndryshëm nga vende të BE-së. Mësohet se gjatë aksionit ka pasur 15 të shoqëruar, kryesisht gra.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së shkuar, forcat RENEA në bashkëpunim me policinë spanjolle kanë zhvilluar pasditen e sotme disa kontrolle të befasishme në një godinë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas “News 24”, kontrolle janë bërë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Mësohet se disa persona janë shpallur në kërkim ndërkohë që delegacioni i hetuesve spanjollë kanë zhvilluar takime me prokurorët e SPAK-ut në kuadër të operacionit të tyre në vendin tonë.

HETIMET

Ndërsa nuk ka detaje zyrtare për kontrollet, mësohet se në hetime krahas agjentëve spanjollë, janë përfshirë edhe prokurorë të Prokurorisë Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, hetime të cilat po kryhen me kërkesë të autoriteteve të huaja.

Mësohet se nga kontrollet gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar serverë dhe dokumente të këtyre kompanive, që dyshohet se kanë mashtruar dhjetëra mijëra qytetarë evropianë. Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letërporosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMONTOHET BANDA SHQIPTARE NË SPANJË/ Disa të arrestuar, sekuestrohen mbi 3 kg drogë
Previous article PARALAJMËRIMI/ Putin do të testojë një raketë që mund të godasë Britaninë e Madhe në 6 minuta

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT