• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI/ Arlind Qori përplaset me Hysenin: Rinia e di se këtu ecin vetëm patronazhistët! Kemi 30 vite…
Home
Politikë

DEBATI/ Arlind Qori përplaset me Hysenin: Rinia e di se këtu ecin vetëm patronazhistët! Kemi 30 vite…

7 November, 2022 F.autor Politikë

Në emisionin “Open” në News24 u diskutua çështja emigrantëve në Britani.

Në emision u zhvilluan debate dhe diskutime mes aktivistit Arlind Qori dhe Alket Hysenin.

Pjesë nga biseda në studio:

Hyseni: Pashë një evolim të deklaratave të opozitës. Janë të inkriminuar shqiptarët sipas zotit Berisha që ne po eksportojmë krimin në Britani, këtë do të ndajmë.

Shehi: Nuk diskutoj fare për Berishën. Ju punoni për parlament anglez apo jemi këtu shqiptarë

Arlind Qori: Përse Shqipëria nuk është vend i jetueshëm. Shteti ka falimentuar. Ne shtrojmë pyetjen përse shqiptarët duna të ikin? Përse të rinjtë kanë ëndërr të ikin? Përse kemi 30 vjet me gomone e nisëm me anijen Vlora,. Kemi tre breza me gomone, gjyshërit, baba, tani nipërit. Kemi 30 vjet majë gomones, 30 vjet me të njëjtën situatë. Tani të gjithë duhet të japin llogari, edhe ato që kanë qenë në qeveri. Britanikët nga ata 12 mijë shqiptarë që kanë shkuar nuk humbin asgjë, vetëm përfitojnë, ne po na humbin njerëzit. Britanikët bëjnë lojërat e tyre. Ne jemi të humburit dhe hajde ti kërkojmë llogari atyre që na kanë lënë në këtë situatë.

Ervin Bushati: Është e dhimbshme si histori. Unë kam shkuar jashtë. Të gjithë duan të ikin, unë kam ikur për studime.

Eni Vasili: Me gomone ke ikur?

Ervin Bushati: Çfarë rëndësie ka ? S’po më lë të flas. Dështimi ynë si shoqëri nuk është përse duan të largohen, por përse nuk rikthehen , unë kështu e shoh. Sot duhet të ishin më shumë shqiptarë që të fillonin të ktheheshin në Shqipëri.

Shehi: Do të na lësh të flasim tani apo jo. Të gjithë kemi familjarë nëpër botë, jo të gjithë merren me shtëpi bari. Por ka edhe shqiptarë që merren. pas 2015 në mënyrë masi ka ardhur duke u rritur. Tani edhe kur të rrisin rrogat që kjo qeveri ka 10 vite që nuk i ka rritur, sepse ky është i vetmi mjet që të ndalojë pak. Por duhet edhe rendi i sigurisë, shëndetësia, sistemi arsimor që duan shumë vite, por qytetari një jetë ka dhe thotë një jetë kam, dhe merr valixhen e ikën. Por jam i sigurt që kryeministri që nuk është fare budalla e kupton mirë pse ikin, dhe kërkon të gjejë justifikime. Ne i japim mend botës, por duhet të rregullojmë njëherë problemet tona.

Arlind Qorri: Ky sistem qeverisjeje nuk u mundëson punësim të rinjve.

Alket Hyseni: A do statistika? 40 mijë vende pune të lira

Arlin Qorri: Më lër të flas.

Hyseni: Je moshë e vogël për të më treguar mua kuptimin e fjalëve. Je djalë i ri, të ftoj të qetësohesh.

Arlin Qori: Pensionistët nuk kapin dot nivelin e minimumit jetik. Tani të rinjtë ikin edhe se duhet të mbajnë prindërit e tyre sepse pensionistët. Rinia e di se në administratë shtetërore çajnë vetëm patronazhistët. Për të rinjtë e arsimuar nuk ka punë ose ka shumë pak punë. Prandaj ikin në Gjermani, Europë.

Alket Hyseni: E vërteta është ndryshe, Shqipëria është një nga vendet me kriminalitet mesatar dhe Durrësi është një nga portet e monitoruara. Ju doni t’i bëni bashkë, për 1 % të shqiptarëve Berisha thotë janë të inkrimuar të gjithë.

Qori: Shihu në pasqyrë dhe uroj të të vijë turp. Po detyron shqiptarët të marrin arratinë se punojnë e shfrytëzohen, se ky shtet shtyp sindikatat

Hyseni: Kështu thoshte dhe Enver Hoxha për punonjësit në Amerikë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEKLARATA E FORTË/ Gazetari Hoxha: Droga në Shqipëri vjen edhe përmes sheqerit e peltes
Previous article EMRI/ Do të zërë vendin e Alfred Rushajt, reagon kandidati: Po e shoh në lajme...

F.autor

Postime të ngjashme

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën Breaking News

PREZANTON "PRANINË BESNIKE"/ Rama: Askush nuk e humbi pushtetin nga dëgjimi, por dëgjimin nga pushteti! Shembull merr Obamën

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara Breaking News

PROPOZIMI I PS PËR REFORMËN TERRITORIALE/ Krijohen 46 bashki, cilat janë 15 të tjerat që nuk do të ekzistojnë, qarqet që mbeten të pandryshuara

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është… Breaking News

KONSULLATA NË SHKODËR DHE BUJANOC? Reagon ministri Hoxha pas deklaratës së homologut serb: Ende nuk ka një dakordësi, synimi i Shqipërisë është…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT