• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GJUANTE ME ARMË”/ Dëshmia tronditëse e komshiut të radikalit fetar: Ishte jo social
Home
Aktualitet
Kronikë

“GJUANTE ME ARMË”/ Dëshmia tronditëse e komshiut të radikalit fetar: Ishte jo social

7 November, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Komshiu i radikalit fetar, Gjergj Laçi është shprehur në një intervistë për Euronews Albania se ai konsumonte alkool dhe gjuante edhe më armë zjarri.

Komshiu e përshkruan 52-vjeçarin si një njeri jo social, që nuk lejonte gruan e tij të dilte nga pragu i shtëpisë.

“Ndonjë problem nuk ka pasur me ne. Familjen e vetë e ka ngujuar brenda 6 apo 7 vite më parë, gruan se fëmijët ia kemi parë.  Ka pasur problemin e shtëpisë se do ia shembte shtetin.

Ka 3 deri 4 vite që vendoste çarçafë apo batanije në ballkon.  Nuk rrinte me njeri, nuk ishte njeri social. Në lagje nuk njihen as bashkëshortja, as fëmijët. Gjatë gjithë kohës grillat kanë qenë të mbyllura. Me raste konsumonte alkool dhe gjuante me armë. Njëherë e ka arrestuar policia”, u shpreh ai për Euronews Albania.

I moshuari tregoi më tej se Laçi nuk ka lejuar gruan e tij që të shkonte në varrimin e babait.

“Kur ka vdekur babai i gruas, nuk e ka lejuar gruan që të shkonte ta varroste. Njerëzi i lejonte deri në derë, jo brenda”, tha ai.

Të dielën Forca e Ndërhyrjes së shpjejtë shpëtuan nga tmerri 6-vjeçar anëtarët e një familje në Tiranë. Gjergji Laçi 52 vjeç i njohur dhe me emrin Gjergj, mbante të ngujuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur për shkak të bindjeve radikale.

Ndërhyrja e antiterrorit dhe policisë u krye në zonën e ‘5 Majit’, atje ku familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.

Policia sekuestroi armë të ftohta dhe fishekë, ndërsa krahas ngujimit, kryefamiljari ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve, 15 dhe 17 vjeç. Këta të fundit pasi kishin përfunduar arsimin 9-vjeçar, u ishte ndërprerë vijimi i gjimnazit nga i ati.

52-vjeçari njihet si praktikant i fesë por nga ana tjetër edhe si person që konsumonte alkool.

Laçi është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2013 është arrestuar nga forcat RENEA për shkak se qëllonte në ajër me automatik duke alarmuar banorët e zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATA NË KOSOVË/ BE e shqetësuar, thirrje palëve për një zgjidhje evropiane
Previous article A JU KA BËRË DIKUSH PYETJEN SE SA FITONI NË VIT? 3 gjërat më të rëndësishme në jetë që duhen mbajtur private

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT