• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MBAJTI TË NGUJUAR  PËR 6 VITE GRUAN DHE FËMIJËT/ Zbardhet dëshmia e radikalistit: Doja t’i ruaja nga e keqja…
Home
Breaking News

MBAJTI TË NGUJUAR PËR 6 VITE GRUAN DHE FËMIJËT/ Zbardhet dëshmia e radikalistit: Doja t’i ruaja nga e keqja…

7 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja në lidhje me arrestimin e 52-vjeçarit Xherxh Laçi, i cilësuar nga policia si radikalist.

Gjatë marrjes në pyetje, Laçi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten e tij Elena, si dhe dy djemtë, Albanin dhe Sulltanin, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç

52-vjeçari Laçi ka dëshmuar para oficerëve të policisë dhe të Antiterrorit se nuk i linte fëmijët të dilnin nga banesa për të mos u infektuar, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.

Por krahas dëshmisë së tij, dy djemtë dhe nëna e tyre kanë treguar në prani të psikologëve se ata dhunoheshin sistematikisht.

Tashmë ata janë dërguar në një qendër rehabilitimi.

Xherxh Laçi, i njohur edhe me emrin Gjergj Laçi pritet të dalë të martën në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Laçi u arrestua ditën e djeshme, 6 nëntor nga policia e Tiranës, pas denoncimeve nga të afërmit e bashkëshortes së tij.

Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës ditën e djeshme u gjetën dy mjete prerëse thika ndërsa gjatë kontrolleve të ambienteve përreth banesës, në oborr, u gjetën dhe sekuestruan 700 fishekë luftarak dhe krehra automatiku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSJA E TMERRIT/ Babai grek abuzoi seksualisht me djalin dhe vajzat: Mori edhe dashnoren e shtriu me të miturën në shtrat
Previous article PAS DORËHEQJES SË POLICËVE NË VERI/ Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në një ndërtesë zyrash, dënohen 2 shqiptarët në Britani të Madhe Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Kultivonin kanabis në një ndërtesë zyrash, dënohen 2 shqiptarët në Britani të Madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT