Publikohet foto e 52-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia e Tiranës. 52-vjeçari për shkak të bindjeve radikale, prej 6 vitesh mbante të ngujuar gruan dhe fëmijët e mitur në shtëpi, të cilët i dhunonte në mënyrë të vazhdueshme.
Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të familjarëve të gruas për atë që po ndodhte në shtëpi.
Në video, shihet se familja jetonte në kushte të vështira ekonomike.
Policia bëri me dije se 52-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 52-vjeçari, prej më shumë se 6 vitesh, mbante të mbyllur duke i dhunuar sistematikisht dhe kërcënuar me armë të ftohta, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur, të cilët nuk i lejonte të frekuentonin shkollën, për shkak të bindjeve të tij radikale”, thuhej në njoftimin e bluve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


