• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË PRITJE TË EKSTRADIMIT NË ITALI/ Gjykata lë në burg Ilir Pajën. Akuzohet për vrasje, rrëmbim e përdhunim
Home
Aktualitet
Kronikë

NË PRITJE TË EKSTRADIMIT NË ITALI/ Gjykata lë në burg Ilir Pajën. Akuzohet për vrasje, rrëmbim e përdhunim

5 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata ka lënë në burg 49-vjeçarin Ilir Paja, me qëllim ekstradimin në Itali, ku rezulton i dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë më 3 nëntor nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Aksioni i Policisë

Në vijim të punës për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Njësia Speciale “Fast Albania”, bazuar dhe në inteligjencën informative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dangerous”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë.

Lirimi nga burgu

Gjykata e Krujës liroi nga burgu më 9 nëntor Ilir Pajën, një personazh që bëri bujë me arratisjet e tij spektakolare në Itali dhe krimet e shumta në tre vende. Së fundmi, Paja u arrestua më 6 mars të vitit 2008, për plagosjen e një efektivit të policisë kriminale.

Atë ditë i shumëkërkuari nga Berati, për një vrasje në Gjermani, tentativë vrasjeje, rrëmbim e përdhunim në Itali, ngriti më këmbë gjithë policinë e Tiranës, në tentativë për t’iu larguar efektivëve që e kishin njohur dhe duke marrë përpara me makinë një prej tyre.

Paja u liruar me vendim të gjyqtares Enkeleda Hoxha, me pretendimin pasi ai vuante nga një sërë sëmundjesh. Ilir Paja mësohet se kishte shfaqur probleme shëndetësore, që ishin vërtetuar edhe nga mjekët

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK E KALUAN KANALIN ME VARKË"/ Pedagogia në Londër: Ju tregoj për studentët shqiptarë, që ëndërrojnë të kthehen në atdhe
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK/ Gjykata lë në burg të riun që përplasi çiftin francez! Gruaja ndërroi jetë, ndërsa bashkëshorti…

s.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT