• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON ASFALTIMI I RRUGËVE NË BRENDËSI TË LAGJEVE/ Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë, do…
Home
Politikë

VIJON ASFALTIMI I RRUGËVE NË BRENDËSI TË LAGJEVE/ Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë, do…

5 November, 2022 s.autor Politikë

Rruga “Ramazan Kasa”, afër shkollës “Hasan Vogli” në Njësinë 9, është aksi më i fundit i asfaltuar dhe i ndriçuar nga Bashkia e Tiranës. Kryebashkiaku Erion veliaj inspektoi gjatë natës punimet në këtë kantier, ku tha se pas investimeve në shkolla dhe në kantierin e madh të rindërtimit, tashmë puna po vijon në çdo lagje të kryeqytetit, në mënyrë kapilare.

“Më vjen shumë mirë që, edhe Njësia 9, ku ne kemi bërë një super shkollë si “Hasan Vogli”, është prekur nga ndërhyrjet në nivel kapilar. Është shumë e rëndësishme që, tani që bëjmë edhe infrastrukturën dhe që nuk i prek këmba askujt në baltë në të gjithë këtë mëhallë, të kompletojmë edhe pjesët në brendësi të pallateve. Kemi pasur ndërtesa të vjetra, ndërtesa që kanë qenë të amortizuara, janë bërë edhe dy pallate, tashmë duhet që të kujdesen administratorët. Pra, nëse Bashkia paguan gjysmën për kafazin e ashensorit, për instalimet, për veshjen me kapotë, duhet ta mirëmbajmë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se, në total, do të investohet në 300 mijë metra katrorë asfaltim dhe sistemim rrugësh: “Do të thotë se do të futemi në të gjitha xhepat pallateve, në të gjitha rrugicat. Sigurisht, po punojmë në disa shtresa: punon Ujësjellësi, OSHEE dhe pastaj, bashkia për t’i sistemuar këto. Një Tiranë që rritet, një Tiranë që do internet çdo ditë, do më shumë punë përditë, do 20 kë ose një rrymë tjetër që e përballon fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe unë besoj shumë fort se, nëse edhe komuniteti e kupton këtë, është bashkëpunues, dhe kemi mundësi t’i mirëmbajmë, atëherë edhe vendi do të bëhet tërheqës”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se në datën 13 nëntor përfundon gara për të gjitha kompanitë që do merren me asfaltimin dhe ndërhyrjet e planifikuara në çdo njësi të Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A DO E PËRJASHTOJË ALIBEAJN NËSE GJYKATA I JEP LOGON E PD? Berisha: Do bëjnë ‘vetëvrasje’ fatale ata që…
Previous article U VRA NGA VËLLAI/ Gjenden shenja dhune në trupin e 17-vjeçarit, dyshime për abuzim nga familja

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT