• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET/ Koreja e Veriut teston raketa, SHBA-ja aktivizon bombarduesit
Home
Nderkombetare

PËRSHKALLËZOHEN TENSIONET/ Koreja e Veriut teston raketa, SHBA-ja aktivizon bombarduesit

5 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Koreja Veriore ka rritur shkallën e demonstrimit të armëve, duke lëshuar të shtunën edhe katër raketa balistike në det. Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, kanë dërguar dy bombardues supersonikë në Korenë Jugore, hap që dëshmon përshkallëzimin e tensioneve në rajon. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë Jugore, ka thënë se katër raketa me rreze të shkurtër kanë fluturuar drejt ujërave perëndimorë.

Koreja Veriore ka testuar më shumë se 30 raketa këtë javë, duke përfshirë raketën balistike interkontinentale të enjten, duke nxitur alarme për evakuime në veri të Japonisë. Verikoreanët, po ashtu, kanë aktivizuar një numër të madh të aeroplanëve luftarakë brenda territorit të Koresë Veriore, si shenjë pakënaqësitë ndaj stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore.

Pozicionimi i bombarduesve amerikanë në Gadishullin Korean përbën herë e parë që ndodh diçka e tillë në këtë rajon, prej vitit 2017, kur verikoreanët kanë testuar armën bërthamore. Zyrtarët verikoreanë kanë thënë të premten se veprimet ushtarake të shtetit këtë javë, kanë qenë përgjigje ndaj stërvitjeve, të cilat i kanë konsideruar shpërfaqje “të histerisë ushtarake” të SHBA-së.

Ata kanë thënë se Koreja Veriore do të përgjigjet me “masat më të ashpra ndonjëherë”, në rast se do të ketë tentime armiqësore ndaj Koresë së Veriut. Ndërkohë, Koreja Jugore ka thënë se përfshirja e bombarduesve supersonikë amerikanë ka demonstruar gatishmërinë e aleatëve “për t’u përgjigjur shpejt” ndaj provokimeve të verikoreanëve. Bombarduesit amerikanë B-1B, janë parë në Gadishullin Korean vetëm në kohë tensionesh. Një kohë fluturimi i tyre në këtë rajon është ndalur për të mbështetur përpjekjet diplomatike të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për të negociuar me Korenë Veriore, dhe më pas për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Stërvitjet ushtarake mes SHBA-së dhe Koresë Jugore ka qenë e planifikuar që të mbarojnë të premten, mirëpo aleatët i kanë vazhduar ato edhe të shtunën, si përgjigje ndaj testimeve të Koresë Veriore. Inteligjenca amerikane dhe ajo jugkoreane kanë thënë se Koreja Veriore është duke u përgatitur për të testuar armën bërthamore, pas një pushimi pesëvjeçar.

Këtë vit, Koreja Veriore ka miratuar ligjin për shpallje të vetes si shtet me armë bërthamore. Lideri i shtetit, Kim Jong-un, ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve për çarmatosje. Pheniani ka kryer gjashtë testime bërthamore në periudhën 2006-2017, pavarësisht sanksioneve. Ky shtet në lindje të Azisë dënon vazhdimisht sanksionet dhe deklaron se sistemi bërthamor i duhet për qëllime të mbrojtjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË PO NDODH? Vuçiç gjithë natën komunikim me serbët e Kosovës, sot mbledhje urgjente me Qeverinë
Previous article "NJË JETË QË NUK TË THËRRAS"/ Flori Mumajesi ndan foton e rrallë me të atin

s.autor

Postime të ngjashme

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt Botë

“TËRMET” POLITIK NË GJERMANI/ AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT