• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JU PAGUANI 20% TË FATURËS, PJESËN TJETËR…”/ Rama për krizën energjetike: Koktej vrastar së bashku me inflacionin për të gjunjëzuar Evropën
Home
Politikë

“JU PAGUANI 20% TË FATURËS, PJESËN TJETËR…”/ Rama për krizën energjetike: Koktej vrastar së bashku me inflacionin për të gjunjëzuar Evropën

4 November, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama mbajti këtë të enjte një takim me banorë të Tropojës. Gjatë fjalës së tij kryeministri u ndal dhe te kriza energjetike dhe inflacioni që kanë kapur gjithë Evropën Perëndimore përfshirë dhe Shqipërinë.

Rama tha se gjendja ekonomike është shkaktuar si pasojë e luftës, përmes një projekti që Kremlini synon të gjunjëzojë Evropën për shkak të varësisë energjetike. Duke u ndalur te Shqipëria, shefi i qeverisë tha se qeveria financon 80% të faturave të energjisë, duke e mbajtur të pandryshueshëm çmimin për familjet dhe biznesin e vogël.

“Lufta në Ukrainë nuk është një luftë që synon Ukrainën dhe projekti i Kremlinit nuk është të aneksojë disa copa në Ukrainën Lindore, por qëllimi është të gjunjëzojë të gjithë Evropën.

Plagët e mëdha hapen në Ukrainë, por lufta na ka prekur të gjithëve, pasi kthimi i energjisë në armë dhe inflacioni i luftës janë të dyja të menduara shumë mirë për të trazuar vendet e perëndimit dhe për të prekur sa më thellë njerëzit në këto vende. Këtë krizë nuk e kemi sjellë ne, apo një pasojë e moszhvillimit ekonomik dhe financiar të vendit. Inflacioni i luftës është një koncept i njohur si po prek në të gjithë hartën e Evropës. Rritja e energjisë kërkon të krijojë një koktej vrastar së bashku me inflacionin.

Unë kam dal dhe e kam paralajmëruar këtë gjë para se të fillonte lufta. Më akuzuan se kjo është një sajesë dhe një përpjekje e Ramës për të shpikur një krizë pasi ai vetëm në kriza di çfarë të bëjë. Ne vendosëm që në fillim të luftës të ngremë një mburojë financiare që familjet dhe biznesi i vogël të mos preken nga rritja e energjisë. Në ato fatura ju vazhdoni të paguani çmimin e para krizës, duke paguar 20% të faturës, 80% i paguan shteti”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JU KUJTOHET ALVIN BERISHA? Gjyshi kërkon të takojë nipin pas 8 vitesh: Vajza ime dhe ish-dhëndri...
Previous article E PËSON KEQ/ U kap duke vënë baste sportive me celular, vihet në pranga 42-vjeçari, pronar i lokalit

s.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT