E shtuna e 5 nëntorit do të jetë dita më e “nxehtë” politikisht e muajve të fundit në Serbi, në lidhje me çëtjen e Kosovës.
Pas konsultimeve gjatë gjithë natës me serbët e Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç sonte dhe nesër do të ketë një sërë takimesh me Qeverinë e Serbisë, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe dhe ambasadorë.
“Blic” raporton se Vuçiç anuloi të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të situatës në Kosovë dhe sot pasditen, në orën 18:30, ai pritet të takohet me Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në orën 10:00 të ditës së nesërme është caktuar mbledhje urgjente e Qeverisë së Serbisë, në të cilën do të marrë pjesë edhe Vuçiç.
Në orën 11:00, Vuçiç do të takohet me ambasadorin e Kinës në Beograd, Chen Bo. Në orën 11:30, Vuçiç do të bisedojë me Aleksandar Bocan Harchenko, ambasadorin rus në Beograd.
Në orën 13:00, Vuçiç do të bisedojë me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfiri, por edhe me Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri i Kosovës njoftoi pezullimin nga detyra të drejtorit të policisë në Mitrovicës Nenad Gjuriç për shkak se ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e qeverisë së vendit për dhënien e qortimeve për riregjistestrimin e targave.


