• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Vdekja e të resë shqiptare dhe 4 fëmijëve, shoferi i arrestuar 2 herë vitet e fundit: Duhej dëbuar
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Vdekja e të resë shqiptare dhe 4 fëmijëve, shoferi i arrestuar 2 herë vitet e fundit: Duhej dëbuar

4 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

ITALI – Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Itali, ku humbën jetën një vajzë e re dhe tre fëmijë të mitur, të gjithë me origjinë nga Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se Orjol Lame, shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin me vdekjen e 4 personave, po hetohet për vrasje në rrugë sepse testet toksikologjike treguan që në momentin e aksidentit, shqiptari ishte i dehur dhe i droguar.

Aksidenti i rëndë shkaktoi vdekjen e gruas së tij, Shane Hyseni, 22 vjeçe, djalit të tyre, Mattias Lame, rreth 2 vjeç dhe motrës e vëllait të 22-vjeçares, 8 e 11 vjeç. Mediat italiane shkruajnë se i riu shqiptar ishte arrestuar dy herë gjatë dy viteve të fundit. Herën e parë, asokohe 28 vjeç, ai përfundoi në pranga për shpërndarje droge. Në Prill të vitit 2020, karabinierët në Sant’Ilario e kapën me kokainë, heroinë dhe morfinë. Lame u arrestua në flagrancë teksa shkëmbente drogën me një klient.

Në celularin e tij, shqiptari kishte telefonata nga klientë të ndryshëm që kërkonin lëndë narkotike. Herën e dytë, në Shkurt të 2021, ai u arrestua në Campoformido. Karabinierët e arrestuan ndërkohë që gjendej në makinë bashkë me një 51-vjeçar nga Parma, i skeduar nga autoritetet. Ndaj Orjol Lames kishte një urdhër dëbimi, lëshuar në vitin 2020 nga autoritetet në Reggio Emilia. Sipas këtij vendimi, shqiptari nuk duhej të kthehej në Itali para vitit 2025.

Por edhe në këtë rast i riu shqiptar ishte lënë i lirë në pritje të dëbimit të  tij nga territori italian. Sipas hetimeve, Lame nuk do të mund të merrte kurrë një patentë italiane. Mbrëmjen e 30 Tetorit, ai po i jepte një makine e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë.

Si pasojë e aksidentit tragjik, Lame ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë shëndetësore. Makina që ai drejtonte u përplas me një shtëpi të pabanuar. Gruaja e tij, djali, kunata dhe kunati, 8 e 11 vjeç, ndërruan jetë si pasojë e plagëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK JEMI GANGSTERË APO HAJDUTË"/ “Daily Mail” në lagjen e shqiptarëve në Londër: Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta...
Previous article PROBLEMET FAMILJARE, JETA E SHTHURUR DHE KSAVI/ Prapaskenat e largimit nga futbolli të Pikesë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT